Oklahoma u mund 120-104 në fushën e Detroit, por gjithsesi ruan vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Duren me 22 pikë e 21 asist, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Shai për miqtë.
Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 104-96 Portland, ndeshje ku u dallua DeRozan me 20 pikë. Fitore në sekondat e fundit për ekipin e Atlanta, që falë 30 pikë e 12 rebound të Trae Young, mundi 126-125 Toronto.
Fiton edhe skuadra e Indiana, që mundi 116-110 Memphis. Mathurin me 24 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Ekipi i Orlando, falë një loje të mirë kolektive (realizuan 11 lojtarë) mundi 113-98 Phoenix (Booker 44 pikë).