TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OEK reagon ndaj deklarimeve të Rizvanollit: Akuzat janë të pabazuara, do të ndërmarrim veprime ligjore

by TËVË 1
8 muaj ago
2
A A
OEK reagon ndaj deklarimeve të Rizvanollit: Akuzat janë të pabazuara, do të ndërmarrim veprime ligjore

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila e ka përmendur Odën si “akter politik opozitar” dhe ka sugjeruar se ajo ka dekurajuar bizneset të aplikojnë për skemat e granteve.

Në reagimin e saj, OEK ka cilësuar deklaratat e Rizvanollit si të pabazuara, të dëmshme dhe të papranueshme, duke theksuar se institucioni për dekada ka qenë partner konstruktiv i të gjitha qeverive, pa dallim politik.

OEK paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime ligjore nëse ministrja nuk paraqet prova.

“Oda Ekonomike e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme i ka inkurajuar bizneset të aplikojnë në çdo skemë mbështetëse, përfshirë ato për grante, duke i konsideruar si instrumente të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Për vite me radhë, OEK ka qenë promotori kryesor i informimit të bizneseve për mundësi financiare, teknike dhe institucionale”, thuhet në reagim.

Sipas OEK-ut, deklarimet e Rizvanollit synojnë të njollosin institucionin.

“Çdo pretendim i kundërt është i pavërtetë dhe tenton të dëmtojë reputacionin tonë. Fatkeqësisht, suksesi i OEK-ut në mbështetje të zhvillimit ekonomik po vazhdon të pengojë disa akterë që, në mungesë të argumenteve, po përdorin diskurs të pavërtetë”, thuhet më tej.

OEK i ka dhënë afat ministres Rizvanolli deri më 08 dhjetor 2025 për të paraqitur prova të qarta dhe të verifikueshme lidhur me pretendimet se Oda ka “ndikuar” në ndonjë kompani për të mos aplikuar për grante.

Në reagim shtohet gjithashtu se ish-ministrja Rizvanolli do të duhet të japë llogari edhe për dëmet e shkaktuara bizneseve nga mënyra e njëanshme dhe e papërgatitur e futjes së tyre në tregun e lirë të energjisë — proces që, sipas OEK-ut, ka krijuar vështirësi serioze financiare dhe operacionale për shumë kompani vendore.

Tags: artane rizvanolliMinistria e EknomisëOEK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë, njofton Ministria e Infrastrukturës

Qalaj: Nuk bashkëqeverisim me Kurtin, ai vazhdimisht e shkel Kushtetutën

Qalaj: Nuk bashkëqeverisim me Kurtin, ai vazhdimisht e shkel Kushtetutën

​Dëmët në bujqësi nga breshëri, reagon ministri në detyrë Armend Muja

​Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Era e fortë rrëzoi një pjesë të minares në Xhaminë në Plluzhinë të Skënderajt

​Stuhi në komunën e Suharekës, dëme në qytet dhe fshatra

​Stuhi në komunën e Suharekës, dëme në qytet dhe fshatra

Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

Ditari: 21.07.2026

Ditari: 21.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën