TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Nuk kam ambicie për president, a kryeministër” – Thaçi thotë se s’përbën rrezik për askënd në politik

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
“Nuk kam ambicie për president, a kryeministër” – Thaçi thotë se s’përbën rrezik për askënd në politik

Thaçi e Smakaj, nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për t’u deklaruar rreth fajësisë së tyre për akuzat për pengim të drejtësisë, as në konferencën e parë statusore. Në këtë seancë, prokuroria tregoi se për akuzat e saj do të mbështetet në tre dëshmitarë. E ish presidenti Thaçi kërkoi respektim të Kushtetutës së Kosovës.

Për herë të parë u bënë bashkë, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Të ndodhur në një aktakuzë të përbashkët për pengim të drejtësisë, konferencën e parë statusore e ndoqën në gjykatore, të gjithë përpos Thaçit e Smakaj, që morën pjesë në formën online.

Edhe në këtë seancë, nuk u deklaruan rreth fajësisë, Thaçi e Smakaj.

Megjithatë, respektim të Kushtetutës së Kosovës, kërkoi Thaçi.

“Mosrespektimi i Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe normave të tjera ligjore nga palët në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetar. Prandaj, ftoj që të ruhet përmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka deklaruar ai.

Ai përsëriti, që nuk ka ambicie politike dhe se nuk përbën rrezik për askë.

“Unë dua ta sqaroj edhe njëherë se unë nuk jam pjesë e garës politike dhe as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president, as për kryeministër, as për deputet e as për ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë tjetër publike. Po e theksoj që nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik apo për ndonjë projekt qeverisës”.

Për akuzat për pengim të drejtësisë, prokuroria njoftoi se do të mbështetet në tre dëshmitarë.

“Është e vërtetë që ne synojmë të thërrasim tre dëshmitarë të paktën, duke përfshirë atë që është i përmendur me emër apo mbi të cilin është dokumentacioni mbështetës i aktakuzës”, ka deklaruar prokurori i specializuar, Joshua Hafetz.

Prokuroria potencoi se janë në pritje të rezultateve forenzike për provat që janë marrë gjatë bastisjeve tek disa prej të akuzuarve, si dhe tek pajisjet e tyre teknologjike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën