Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Ka konfirmuar se nuk është arritur marrëveshja për çështjen e targave në Bruksel.
Sipas Lajçak “ka rezultate të përziera” dhe “ka pasur progres në temat tjera, përfshirë energjinë”.
“Rezultate të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por u bë përparim për çështje tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Emisari i BE-së sot ka zhviilluar takime të ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq për çështjen e targave të automjeteve dhe për çështje tjera, por pa rezultate konkrete.