TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nora Gjakova flet si trajnere

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Xhudistja e njohur kosovare, Nora Gjakova, e cila prej më shumë se dy dekadash ka qenë pjesë e suksesit të madh të xhudos kosovare, po kalon në një fazë të re të karrierës së saj, atë të trajneres.

Në një intervistë për KosovaPress, ajo tregoi për përgatitjet, sfidat dhe vizionin e saj në këtë rol të ri, pa fshehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë përgjatë rrugës.

 

Gjakova: Jam certifikuar si trajnere e xhudos

“Është një fazë në të cilën tani ndodhem, në fazën e tranzicionit prej sportistes në trajnere. Po përgatitem që t’i bëjë të gjithë hapat e mundur që në momentin që kaloj njëqind përqind në rolin e trajneres, nëse vetëm e vendosi me qenë një tranzicion më i lehtë. Punët çka duhen po i kryej, kam marrë certifikatën për trajnere, i kam udhëhequr deri më tani edhe fëmijët në gara, madje edhe ekipin nacional të djemve. Gjithçka po shkon mirë dhe shpresoj që ta kem një tranzicion më të mirë dhe në momentin që vendos njëqind përqind të tërhiqem nga gara, ta kem një të ardhme më të lehtë dhe më të qartë se çfarë do të bëj”, theksoi Gjakova.

Ajo shpjegoi se të qenit trajnere sjell një përgjegjësi krejtësisht tjetër nga ajo e sportistes.

Gjakova: Të jesh trajnere është përgjegjësi e madhe

“Normal që është një lloj ndryshimi më i madh. Nuk është njëjtë sikur të jesh sportiste e sikur të jesh trajnere, ka përgjegjësi më të mëdha, nuk mendon vetëm për vete por duhet të mendosh për një numër më të madh. Por besoj që do të shkojë lehtë sepse e kam përkrahjen e Tonit (Driton Kuka), e kam përkrahjen e federatës dhe po vazhdoj në një vend ku jam pjesë e atij vendi për më shumë se 22 vite, e di se si punohet, çfarë fryme, cili është vizioni ynë edhe gjithçka do të jetë më e thjeshtë”, deklaroi Gjakova.

Gjakova foli edhe për mënyrën se si trajnerët duhet t’i qasen brezave të rinj për të cilët thuhet se rrjetet sociale po ua humbin fokusin në punë dhe stërvitje.

Gjakova: Si trajnerë duhet ta ndryshojmë qasjen ndaj sportistëve të rinj

“Normal që është por edhe ne si trajner duhet ta kuptojmë dhe duhet të punojmë me atë çfarë kemi, duhet ta kuptojmë që gjeneratat e reja nuk mund të bëjnë ndryshim të madh, ndoshta ne si trajner duhet t’iu përshtatemi atyre sepse është kohë tjetër edhe puna e trajnerit nuk është e njëjtë si para disa viteve edhe tani, kështu që si trajnere normal që do të mundohem t’i kuptoj gjeneratat e reja dhe të punoj në atë drejtim, është një qasje më moderne në sport dhe duhet të punojmë në atë mënyrë, përndryshe nuk do të mundemi të kemi bashkëpunim”, theksoi Gjakova.

Ajo u shpreh e privilegjuar që punon pranë emrave ikonë të xhudos kosovare si Driton Kuka e Majlinda Kelmendi.

Gjakova: Jam me fat që punojë bashkë me Majlindën dhe Tonin

“Po, normal jam në të njëjtin vend sikur ata. Mjafton vetëm të jesh në atë vend dhe t’i shohësh se si punojnë dhe ta kuptosh mënyrën e trajnerit, kështu që jam me fat që e kam këtë mundësi duke qenë afër dikujt që i ka arritur majat botërore, olimpike dhe nuk ka vend më të mirë për ta bërë punën e trajnerit se sa vendi ynë sepse si garues kemi pasur suksese por edhe si trajnerë. Pesë medalje olimpike tregon që në klubin tonë, në federatën tonë është bërë një sukses, është bërë një punë shumë e mirë që mjafton për ta ndjekur atë rrugë”, tha Gjakova.

Në fund, Gjakova foli edhe për rëndësinë e mbështetjes për gratë dhe vajzat në sport, pasi ishte nënshkruese e deklaratës “Brighton Plus Helsinki”, një dokument ndërkombëtar i cili promovon barazinë gjinore në sport.

Gjakova: Federata e Xhudos është shembull për mundësi të barabarta për gratë në sport

“Mendoj që është shumë e rëndësishme. Unë dhe ekipi ynë kemi qenë gjithmonë me fat sepse Federata e Xhudos na ka mbështetur në çdo hap që e kemi bërë nga fillimi e deri te sporti elitar, deri në Lojërat Olimpike dhe kjo është qëllimi i kësaj deklarate që të mbështeten vajzat dhe gratë në sport nga niveli më i ulët e deri te niveli më i lartë. Kjo është ajo që e kemi bërë ne por normal që është më ndryshe nëse nënshkruhet ai dokument sepse edhe federata merr përgjegjësi dhe padyshim se do të punojë edhe më tepër rreth këtyre çështjeve dhe besoj se federata jonë është shembull në këtë drejtim për të drejta të barabarta, po punon gjatë gjithë kohës që me pas ne mundësi si femra dhe gra që të kemi mundësi të shumta, jo vetëm në sport por edhe jashtë sportit në pozicione të ndryshme”, tha në fund Gjakova.

Me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim dhe sukses, Nora Gjakova është një nga sportistet më të mëdha që ka prodhuar Kosova. Ajo është kampione olimpike në Tokio 2020, fituese e titullit evropian, shumëfish kampione e Grand Prix dhe Grand Slam, si dhe medaliste në Kampionatin Botëror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSHF dënohet nga FIFA për duelin me Serbinë

FSHF-ja uron Kosovën

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi – Prishtina, dueli përmbyllës i xhiros

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Trepça nikoqire e Rahovecit

Refuzoi të festonte, Armando Broja jep një fjalim pranë lojtarëve para përballjes me Anglinë

Refuzoi të festonte, Armando Broja jep një fjalim pranë lojtarëve para përballjes me Anglinë

Libani paraqet një ankesë në OKB pasi Izraeli ndërtoi një mur brenda territorit të tij

Libani paraqet një ankesë në OKB pasi Izraeli ndërtoi një mur brenda territorit të tij

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

PDK dorëzon ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në Supreme ndaj vendimit të PZAP për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë

Përfundon protesta e OVL-UÇK në Strasburg, dorëzohen 285 letra në Këshillin e Evropës

Përfundon protesta e OVL-UÇK në Strasburg, dorëzohen 285 letra në Këshillin e Evropës

FSHF dënohet nga FIFA për duelin me Serbinë

FSHF-ja uron Kosovën

Hoxhaj: UÇK po tund Strasburgun

Hoxhaj: UÇK po tund Strasburgun

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Nora Gjakova flet si trajnere

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën