TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nora Gjakova fiton të artën e parë të vitit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale, kërkon medaljen e artë

Nora Gjakova është kthyer në shkallën më të lartë të podiumit. Të premten në Grand Slamin e xhudos në Baku të Azerbajxhanit, Nora fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë. Është e arta e parë e xhudistes kosovare në garat e mëdha të xhudos që nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Në finale, Nora e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Ndaj saj tani ka bilanc 5:0. I ka fituar të gjitha pesë përballjet.

Finalja u dominua nga Nora, që fitoi me aksion për uazari.

Nora Gjakova ishte bartësja e katërt në Baku dhe ka pasur rrugë të gjatë e sfiduese deri tek e arta. Me medaljen e artë fitoi edhe 1000 pikë të rëndësishme në renditjen botërore. Pritet të përparojë për shumë pozita. Aktualisht është e nënta.

Nora e nisi ditën me fitore ndaj polakes Arleta Podolak. Ndaj saj fitoi me Ippon. Me Ippon e mposhti edhe gjermanen Seija Ballhaus në raundin e tretë. Në çerekfinale e kaloi francezen Priscilla Gneto, po ashtu me Ippon të bukur. Gjysmëfinalja ndaj turkes Hasret Bozkurt zgjati vetëm një minutë. Me mbërthim, Nora siguroi tjetër fitore me Ippon.

Për Norën është medalja e tretë e madhe këtë vit. Në Grand Slamin në Tbilisi në mars ishte e dyta. Në maj ishte e shtata në Botëror, ndërsa në Grand Slamin në Kazakistan, në qershor, ishte po ashtu e dyta.

Nora ka shkëlqyer në luftën në dysheme të premten dhe po e gjen formën e ritmin në muajt e fundit para Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Përshkallëzohet situata para Qeverisë dhe Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

Prokuroria autorizon IPK-në të hetojë policinë për përdorimin e forcës gjatë protestës

VV do të mblidhet për të vendosur rreth hapave të mëtejmë për presidentin

VV do të mblidhet për të vendosur rreth hapave të mëtejmë për presidentin

Kurti për protestën e mbrëmshme: Policia më profesionale dhe tolerante se para 10-15 vjetëve

Kurti për protestën e mbrëmshme: Policia më profesionale dhe tolerante se para 10-15 vjetëve

Hulumtimet ndërkombëtare tregojnë se shkalla e kancerit po rritet më shpejt tek të rinjtë

Hulumtimet ndërkombëtare tregojnë se shkalla e kancerit po rritet më shpejt tek të rinjtë

Kryeministri: Ta zgjedhim Presidentin sonte, zotohem publikisht se ligji miratohet të enjten

Kryeministri: Ta zgjedhim Presidentin sonte, zotohem publikisht se ligji miratohet të enjten

Kurti: Moszgjedhja e presidentit na çon në zgjedhje dhe na largon nga beteja për Hagën

Kurti: Moszgjedhja e presidentit na çon në zgjedhje dhe na largon nga beteja për Hagën

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën