TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Njohja e Kosovës, rrugë për anëtarësimin e Serbisë në BE”

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
“Njohja e Kosovës, rrugë për anëtarësimin e Serbisë në BE”

Bashkimi Europian po punon që në mesin e kushteve detyruese për Serbinë ta vendosë zbatimin e marrëveshjeve që i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo.
Shumë herë u deklaruan publikisht.

Pavarësisht premtimeve në kuadër të dialogut, zyrtarët serbë theksuan se nuk do ta zbatojnë marrëveshjen në tërësi.

Kjo pasi disa nene të marrëveshjes për normalizim të raporteve me Kosovën, ata i konsideruan ‘’shkelje të interesave kombëtare’’ të Serbisë.

Por për herë të parë muajin e kaluar, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i konfirmoi të gjitha këto përmes një letre.

‘’Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës. Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë nën administrim ndërkombëtar në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së’’, ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

E qëndrimet me shkrim nga Bërnabiq, i befasoi zyrtarët evropianë.

Prandaj këta të fundit filluan të merren masa.

Komisioni Europian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) nisën punën për ndryshimin e kornizës së bisedimeve me Serbinë lidhur me anëtarësimin e saj në BE.

Në mesin e kushteve detyruese EEAS po tenton që të vendosë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që i ka arritur me Kosovën.

E kjo kërkesë për ndryshimin formal të kushteve u bë nga shtetet anëtare të BE-së.

“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare. Pikërisht përfshirja e detyrimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në kornizën e bisedimeve për anëtarësim në BE ishte përmendur nga zyrtarët e lartë të bllokut si mënyrë që marrëveshja e arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe më pas më 18 mars në Ohër, aneksi për zbatimin e saj, të bëhen “ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq për mediat serbe në fundjavën e kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

“Këndi i debatit”- 02.09.2026

“Këndi i debatit”- 02.09.2026

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën