TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Njohësit vlerësojnë se “Rusi” mund të dënohej deri në 10 vjet për sulmin ndaj KFOR-it në veri

Të hënën është shpallur vendimi për burgim me 15 muaj për Nenad Orlloviq apo i njohur si Rusi për sulmin ndaj KFOR-it në veri. E nga njohësit e drejtësisë po konsiderohet se sipas kodit penal ndaj tij do të mund të shqiptohej një dënim më i madh deri në 10 vite.

nga Lindrit Zejnullahu
25 Qershor, 2024
0
A A
Njohësit vlerësojnë se “Rusi” mund të dënohej deri në 10 vjet për sulmin ndaj KFOR-it në veri

Kishte marrë pjesë në sulmin ndaj trupave të KFOR-it vitin e kaluar, ku shumë pjesëtarë kishin mbetur të lënduar.

Madje disa prej tyre, humbën edhe gjymtyrët.

Për këtë, Nenad Orlloviq  i njohur si “Rusi” u dënua të hënën nga Gjykata Themelore me 15 muaj burgim si dhe 12 mijë euro gjobë për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe huliganizëm, pas një marrëveshje mes tij dhe prokurorisë speciale.

Mirëpo një dënim i tillë po shihet si i ulët nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, të cilët thonë se për veprat e cekura mund të shqiptohen dënime deri në 10 vite.

“Kur e merr për bazë lëndimin e rëndë trupor që kanë përjetuar pjesëtarët e KFOR-it e në një rast kur i është amputuar një pjesë e trupit definitivisht del që lartësia e dënimit dmth edhe pse është brenda kufijve të vet ndoshta mund të shqiptohej një dënim më i lartë dhe më i ashpër për faktin se dihet tash qëllimi i dënimit i cili ka preventivën speciale dhe gjenerale, atë të ndikimit të rehabilitimit të individit por edhe shoqërisë të mos përsëritet vepra penale”, ka thënë Flamur Kabashi – Hulumtues në IKD.

Sipas tij, një vendim i tillë është i plotfuqishëm tashmë dhe i njëjti nuk mund të kthehet në rigjykim.

“Tash mesa kemi mujtë me pa palët kanë heq dorë nga e drejta e ankesës kështu që i bie që ky aktgjykim do të jetë i plotfuqishëm me përpilimin e tij dhe mos të ketë mundësi të ndryshohet nga Gjykata e instancës së dytë apo ajo e Apelit. Tash duhet ditur se në këtë rast kemi pasur marrëveshje për pranim të fajësisë midis Prokurorisë Speciale dhe vet të akuzuarit e cila i paraprinë negociatave e diskutimeve për lidhjen e kësaj marrëveshjeje”, shtoi Kabashi.

Kurse Anton Nrecaj nga Instituti Clard i lë faj institucioneve të drejtësisë.

“Personat të cilët akuzohen për vepra të rënda penale apo vepra të tilla atëherë e kemi njëfarë forme dështim të asaj hallkës zingjirore të organit të hetuesisë, duke filluar fillimisht me Policinë pastaj edhe me Prokurorinë në mënyrën se si e menaxhon rastin dhe si ofron provat mbi bazën e secilës edhe e ngrit aktakuzën”, tha ai.

Orlloviq apo siç njihet ndryshe Rusi ishte arrestuar fiks një vit më parë në vendin e tij të punës në një autolarje në veriun e vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X