TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Njohësit e punës së Kuvendit thonë se s’ka zgjedhje pa konstituim të Kuvendit

Monitoruesit e punës së Kuvendit të Kosovës, thonë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, po vepron në mënyrë arbitrare, duke e ndërprerë seancën pa vazhduar në pikat e rendit të ditës. Ndërsa kanë sqaruar nëse vendi mund të shkojë në zgjedhje, pa konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

nga Fidan Zejnullahu
3 muaj më parë
1 0
A A

Tentimi i katërt, përfundoi pas vetëm disa minutash.

Kështu, Lëvizja Vetëvendosje të hënën, nuk e propozoi emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit.

Kjo çoi në shtyrjen e seancës konstituive, për 48 orë të tjera.

E monitoruesit e punës të Kuvendit, thonë se vendi po shkon drejt një krize serioze kushtetuese e politike.

“Në fakt sot, për dallim prej seancës së pardjeshme kur kishim vendim të Kuvendit për të mos e votuar Haxhiun, kësaj here përkundër deklarimit të Konjufcës si përfaqësues i VV-së, nuk u konsumua fare procedura që përbën shkelje të obligimit që ka VV-ja për të propozuar kandidatin dhe që propozimi materializohet si i tillë vetëm kur vendoset me procedurë votimi dhe jo kur përmendet emri në foltore por që i njëjti nuk konsumohet. Kjo është hera e parë që VV nuk e ka konsumuar të drejtën e saj për të propozuar kandidatin e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Eugen Cakolli nga KDI.

Por, a mund të shkoj vendi në zgjedhje të reja, pa konstituimin e institucionit legjislativ?

“Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk mund të kryejmë proces zgjedhor. Gjykata dhe normat tjera në fuqi e përcaktojnë që nëse qeveria nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, shprehet Cakolli.

Ndërkaq, nga Demokracia Plus, thonë se deputeti më i moshuar, veproi në mënyrë arbitrare.

“Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Albert Krasniqi.

Kuvendi pritet t’i vazhdojë tentativat për konstituim, të mërkurën në ora 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate te Real Madridi, punë e kryer, 50 milionë euro për Liverpoolin

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X