TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Njerëzit mund të përballen me uri nëse nuk rriten pagat, paralajmërojnë ekspertët e OKB-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Njerëzit mund të përballen me uri nëse nuk rriten pagat, paralajmërojnë ekspertët e OKB-së

“Nuk është hiperbolë nëse them që nëse qeveritë nuk rrisin përfitimet dhe pagat në përputhje me inflacionin, do të ketë jetë të humbura”, ka thënë ai.

Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit, dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.

“Sikurse me pandeminë e koronavirusit, më të cenueshmit janë duke paguar çmimin e zhvillimeve botërore. Krizat e kombinuara pritet të përballin 75 deri në 95 milionë njerëz më shumë me varfëri ekstreme vetëm këtë vit”, ka thënë mes tjerash ai.

“Qoftë në Evropë, ku inflacioni ka prekur një rekord prej 10 për qind, apo në Afrikën nënsahariane, ku çmimet e ushqimit janë rritur për gati 24 për qind, buxhetet familjare në gjithë botën janë duke tkurrur përtej pikës kritike”, ka thënë ai.
Kjo nënkupton se “edhe më shumë njerëz në varfëri do të jenë të uritur apo do të kenë të ftohtë këtë dimër, në rast se nuk merren masa të menjëhershme për të rritur të hyrat e tyre”.

Ekspertët e OKB-së janë të pavarur. Ata nuk flasin në emër të OKB-së, mirëpo kanë mandat për të raportuar gjetjet e tyre në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

De Schutter u ka bërë thirrje qeverive në hemisferën veriore që të veprojnë shpejt për të izoluar shtëpitë, para stinës së dimrit.

“Dështimi në këtë fushë është thjesht mungesë e vullnetit politik”, ka thënë ai.

Eksperti belg u ka bërë thirrje shteteve që të përfshijnë njerëzit që jetojnë në varfëri, në politikat që synojnë të luftojnë rritjen e çmimeve të jetesës./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën