TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Limaj: Osmani u bë pjesë e zvarritjes, duhej të shpallte zgjedhjet

by teve1
9 muaj ago
2
A A
Limaj: Osmani u bë pjesë e zvarritjes, duhej të shpallte zgjedhjet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur mundësinë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike duke mos e zvarritur procesin zgjedhor.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Limaj ka theksuar se gjatë takimeve të saj me partitë politike është konfirmuar mungesa e vullnetit për të krijuar një shumicë të dytë parlamentare.

“Para se të vije te mandatari i dytë, ne kemi qenë te presidentja, sic e kërkon kushtetuta, pra është konsultuar me të gjitha partitë politike. Presidentes, të gjitha partitë politike shqiptare, shumica edhe disa të minoriteteve, janë deklaruar qartë se mungon vullneti politik për të krijuar një shumicë të dytë. Nuk ka votë për një shumicë të dytë, nuk ka pretendim për një mandatar tjetër, dhe gjithçka që i mbetet asaj është të mos e zvarrisë procesin dhe të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse këta 120 deputetë nuk kanë më aftësi për të ndërtuar një shumicë parlamentare. Ne kemi pritur që presidentja, në përputhje me kompetencat e saj, ta nxjerrë vendin sa më shpejt nga kjo situatë. Shmangia nga zgjedhjet duhet të tentohet vetëm aty ku ka shpresë. Kur ka një deklarim të qartë nga grupet politike që nuk kanë vullnet për të ndërtuar shumicë parlamentare, presidentja duhet të luajë rolin tjetër dhe të mos e shtyjë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Limaj.

Ai tutje ka shtuar se gjatë takimit me Osmanin ka vënë re disponimin e saj për një mandatim të dytë, pavarësisht se nuk kishte shanse reale për të krijuar shumicë të re.

Sipas tij, presidentja ka rrëshqitur nga kompetencat e saj dhe është bërë pjesë e zvarritjes.

“Te partitë politike nuk ka pasur gjasa pas dështimit të parë. Ne nuk kemi parë që ka pasur ndonjë marrëveshje të re mes forcave politike, ose ndonjë deklarim publik të deputetëve se do të ndryshojnë mendje dhe do të ishin të gatshëm të ndërtojnë një shumicë të re. Këto janë ato kritere mbizotëruese që i ka vendosur Gjykata Kushtetuese, që presidentja i sheh dhe mbi bazën e tyre vendos. Unë e kam parë disponimin e presidentes se do të shkojë drejt një mandatimi. Presidentja, në një mënyrë apo tjetër, ka rrëshqitur nga kompetencat e saj dhe është bërë pjesë e zvarritjes. Duke parë këtë situatë, edhe unë, nëse do të isha forca e dytë ose të kisha më shumë deputetë, do të dërgoja një mandatar”, ka shtuar Limaj.

Ndërkaq, pyetjes se pse Osmani ka vonuar shpalljen e zgjedhjeve, Limaj u përgjigj se nuk di motivin, por shtoi se zgjedhjet mund të ishin shpallur menjëherë pas takimit me partitë politike.

“Nuk e di nëse ka motive presidentja për të zvarritur. Mendoj që duhet ta pyesni vetë atë. Por ka zvarritje, sepse zgjedhjet mund të shpalleshin në ditën e dytë, menjëherë pas takimit tonë, pasi presidentja e ka pasur në transcript vullnetin dhe qëndrimin politik të forcave politike. Ju e dini që kam qenë kundër zgjedhjeve, por ka ardhur një situatë ku, fatkeqësisht, zgjedhjet kanë mbetur zgjidhja”, ka përfunduar ai./teve1.info/

Tags: Fatmir LimajQeveria e KosovësVjosa Osmanizgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Sulmohet me armë ekipi i KRU “Mitrovica” gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale, i dyshuari në arrati

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Kolona në disa pika kufitare, deri në 25 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

“Ditari”- 29.07.2026

“Ditari”- 29.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën