TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kthimi i serbëve në komunat e Kosovës – Eurodeputeti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka sinjalizuar heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale. Zëdhënsja e BE-së konfirmoi sot se disa hapa tashmë janë ndërmarrë, ndërkaq eurodeputeti holandez Thijs Reuten në një intervistë për Tëvë1 kërkoi që masat të hiqen menjëherë.

by Shpat Blakcori
10 muaj ago
2 0
A A

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë morën pjesë në zgjedhjet lokale që u mbajtën me 9 nëntor.

Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe i ka fituar 10 komuna me shumicë serbe.

Nga Komisioni Evropian ditë më parë deklaruan se do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, nëse në veri arrihet një transfer i rregullt i pushtetit dhe deeskalimi mbetet i qëndrushëm.

Për këtë çështje ka folur gjatë së martës edhe zëdhënësja për politikën e jashtme të BE-së, Anitta Hipper.

“Pra, sa i përket zgjedhjeve, ne e mirëpresim zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash të dielën, dhe gjithashtu bëjmë thirrje për certifikimin dhe zbatimin e shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve. Sa i përket masave që lidhen me përpjekjet për de-përshkallëzim në veri të Kosovës, Komisioni tashmë ka ndërmarrë disa hapa për t’i hequr gradualisht masat që janë vendosur. Më konkretisht, Komisioni i ka ri-paraqitur katër projekte të asistencës teknike për investime të mundshme të ardhshme në kuadër të mekanizmit të reformës dhe rritjes, ndërsa hapat e ardhshëm mbeten të kushtëzuar me vazhdimin e përpjekjeve për ruajtjen e qetësisë në veri”, ka thënë Hipper.

Por, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten gjatë një intervistë për Tëvë1 thotë mes tjerash se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë.

“Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk është dashur të vendoseshin fare dhe, sipas mendimit tim, është dashur të hiqeshin shumë kohë më parë. Tani që zgjedhjet lokale në Kosovë, përfshirë edhe në veri, kanë përfunduar dhe kryetarët e rinj pritet të marrin detyrat e tyre, ky është momenti i duhur që Komisioni Evropian të shpallë sa më parë heqjen e sanksioneve, e më pas Këshilli ta miratojë këtë vendim”, është shprehur Reuten.

Tutje, Reuten është shprehur kritik për qëndrimet e BE-së karshi Serbisë.

“Vetë masat kanë qenë në kontrast të thellë me qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, e cila në mënyrë aktive ka destabilizuar rajonin dhe ka rrezikuar vazhdimisht marrëdhëniet ndërshtetërore. Qëllimi i përgjithshëm tani duhet të jetë “të kthejmë faqen” nga të gjitha palët, që do të thotë se llogarisim edhe në angazhim konstruktiv nga ana e Kosovës. Të kthesh faqen do të thotë të punosh për të ardhmen dhe të angazhohesh në mënyrë konstruktive në të gjitha fushat”, ka theksuar Reuten.

Kujtojmë që Bashkimi Evropian e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtrenjtohet ndërtimi në Kosovë për 4.4 për qind, ja çfarë ndikoi më së shumti

Shtrenjtohet ndërtimi në Kosovë për 4.4 për qind, ja çfarë ndikoi më së shumti

Abdixhiku pret ambasadorin francez në takim lamtumirës, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Abdixhiku pret ambasadorin francez në takim lamtumirës, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Një shtetas shqiptar ther për vdekje gruan e tij në Greqi, tenton të vetëvritet

Një shtetas shqiptar ther për vdekje gruan e tij në Greqi, tenton të vetëvritet

IQMT në aksion, gjobiten udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Irani mohon se SHBA-ja ka pastruar minat në Ngushticën e Hormuzit

Irani mohon se SHBA-ja ka pastruar minat në Ngushticën e Hormuzit

Të paktën 22 persona të vdekur nga përmbytjet masive në Nepal

Të paktën 22 persona të vdekur nga përmbytjet masive në Nepal

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën