TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njerëzit me inteligjencë të lartë i bëjnë këto gjëra

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Njerëzit me inteligjencë të lartë i bëjnë këto gjëra

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”

Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence) të lartë janë shpesh emocionalisht të vetëdijshëm dhe kuriozë, por kjo s’do të thotë që çdo situatë është stimuluese apo e mirëpritur prej tyre. Në fakt, shpesh janë të detyruar të bëjnë sikur pëlqejnë gjëra që i lodhin ose u duken krejtësisht të kota. Ja disa prej tyre:

  1. Eventet

Bisedat sipërfaqësore, përshëndetjet e sforcuara dhe “Pa më fol pak për veten tënde” janë ankthi i çdo mendjeje analitike. Do preferonin të ishin vetëm me një libër sesa të bënin sikur po kënaqen në një sallë plot njerëz me interesa krejt të ndryshme.

  1. Njerëzit dhe ambientet false

Vetëm sepse dikush është i zgjuar, nuk do të thotë që pëlqen artin abstrakt që s’ka sens, muzikën që askush s’e kupton, apo leximin e klasikëve vetëm për t’u dukur. Në fakt, ata shpesh ndihen të zbrazët në ambiente ku autenticiteti mungon, shkruan Your Tango.

  1. Të qenit “miku i zgjuar” në grup

Në çdo grup shoqëror ka një person që “di gjithçka” dhe “zgjidh gjithçka”. Shpesh janë personat me IQ të lartë. Por ndryshe nga sa mendohet, nuk është aspak kënaqësi për ta të jenë gjithmonë personi që duhet të mbajë peshën emocionale apo logjike të të gjithëve.

  1. Presioni për të “provuar” sa të zgjuar janë

“Hë, ç’po lexon tani?” – fraza që ata e urrejnë. S’kanë gjithmonë dëshirë të të lënë mbresa me fakte, tituj apo analiza. Të qenit i zgjuar s’do të thotë të bësh shfaqje të vazhdueshme të mendimit.

  1. Të zgjidhin problemet e të gjithëve

Në punë, në shoqëri, në familje, gjithmonë ata që mendojnë më shumë përfundojnë duke bërë më shumë. Dhe shpesh do donin të mos kishin fare këtë “talent” për të menduar kaq thellë, vetëm që të pushonin më shumë.

  1. Të jenë vazhdimisht të informuar

Duket gati si detyrim që të dish çdo titull lajmi, çdo debat politik, çdo krizë ndërkombëtare. Në fakt, kjo shpesh i mbingarkon emocionalisht dhe i konsumon më shumë sesa i ndihmon.

  1. Të kenë gjithmonë një mendim

Njerëzit me IQ të lartë e kuptojnë që “nuk e di” është një përgjigje po aq e vlefshme sa çdo teori e ndërlikuar. Por shoqëria i shtyn që gjithmonë të kenë një mendim të fortë, edhe kur ndoshta s’kanë dëshirë të flasin fare.

  1. Garat dhe krahasimet

Inteligjenca nuk është garë, por shpesh vendoset në podium për t’u krahasuar. Kjo i streson dhe i bën të ndihen sikur duhet të provojnë veten në çdo moment, edhe kur nuk kanë asnjë dëshirë të hyjnë në konkurrencë.

  1. Humori i dobët

Nuk ka gjë më bezdisëse për një mendje të mprehtë sesa një shaka që nuk ka kuptim, është fyese apo thjesht banale. Ata preferojnë humorin inteligjent dhe emocional, jo batutat për të mbushur heshtjen.

  1. Bisedat pa thelb

“Sa mot i keq” dhe “Plasëm vape sot” – janë biseda që ndihen si ndëshkim për dikë që jeton për diskutime kuptimplota. Edhe kur s’dalin nga biseda, shpesh ata janë aty thjesht për të mos lënduar të tjerët, jo sepse po e shijojnë vërtet.

  1. Më shumë takime seç duhet

Kur një takim mund të zëvendësohej me një email, një person me IQ të lartë do jetë i pari që do e mendojë. E vlerësojnë thellësisht efikasitetin dhe urrejnë humbjen e kohës pa asnjë qëllim të qartë. /Telegrafi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të flesh herët, një zakon me shumë përfitime

Të flesh herët, një zakon me shumë përfitime

Si t’i mbroni rrotat e valixhes nga papastërtitë

Si t’i mbroni rrotat e valixhes nga papastërtitë

Ja sa kohë pas skadimit mund ta përdorni kremin e diellit

Ja sa kohë pas skadimit mund ta përdorni kremin e diellit

Si ta perfeksiononi komunikimin me njerëz

Si ta perfeksiononi komunikimin me njerëz

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën