TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025

by teve1
1 vit ago
1
A A
Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në vend.

Përmes njoftimit është bërë e ditur se nga këto raste, 16 persona janë të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.

Ndërkaq, si pasojë e AIDS-it këtë vit është regjistruar një vdekje.

“Sipas statistikave zyrtare, nga viti 1986 deri më 2025, në Kosovë janë regjistruar 234 raste të infektimit me HIV, prej të cilave 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e zhvillimit të AIDS-it”, thuhet në njoftim.

Tutje, IKSHPK-ja ka dhënë edhe informacione dhe këshilla për sëmundjen HIV/AIDS.

“Çfarë është HIV dhe si bartet?

HIV është virus që sulmon sistemin imunitar. Nëse nuk trajtohet, ai çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Edhe pse aktualisht nuk ka shërim, me trajtim të rregullt personat që jetojnë me HIV mund të kenë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.

HIV bartet përmes:

Marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje

Përdorimit të përbashkët të shiringave apo gjilpërave

Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies

HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, përdorimit të përbashkët të ushqimit, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.

Si të mbroheni?

Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual

Përdorni vetëm mjete sterile për injektim

Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar – shërbime që janë falas, anonime dhe konfidenciale

Ku mund të testoheni?

Klinika Infektive në QKUK

Qendra e Studentëve – UP, Prishtinë

OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan)

CSGD – Prishtinë

IKSHPK inkurajon të gjithë qytetarët të informohen, të testohen dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së HIV-it në vend”, theksohet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën