TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një shtetase e huaj diagnostikohet me malarie në QKUK

by teve1
3 muaj ago
3
A A
Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se një shtetase e huaj është diagnostikuar me malarie, pasi ishte pranuar më 1 gusht në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit, pacientja ishte dërguar në QKUK pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë të çrregulluar.

Pas ekzaminimeve klinike, ajo është transferuar në Klinikën Infektive për shkak të shenjave të një infeksioni të rëndë sistemik.

Gjatë vlerësimit epidemiologjik është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është sëmundje endemike.

Analizat specifike kanë konfirmuar diagnozën, ndërsa menjëherë është nisur trajtimi antimalarik.

QKUK bën të ditur se pacientja vazhdon trajtimin në Klinikën Infektive, nën kujdesin e specialistëve infektologë.

“Fillimisht, ajo ka nisur të komunikojë me vështirësi, ndërsa sot, më 5 gusht 2026, gjendja e saj është e qëndrueshme. Pacientja komunikon lirshëm, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë po kthehen gradualisht në vlera normale”, bëhet e ditur në njoftim.

QKUK-ja ka theksuar se malaria nuk transmetohet nga personi te personi përmes kontaktit të zakonshëm, por zakonisht përhapet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Institucioni shëndetësor ka rikujtuar se edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të importuara të malaries në Kosovë.

“Të gjitha rastet, të raportuara gjatë viteve 2022–2025, kanë qenë të importuara dhe janë diagnostikuar te persona që kishin udhëtuar në vende të kontinentit afrikan ose kishin ardhur prej tyre. Deri më tani, në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./teve1.info/

thuhet në njoftimin e QKUK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën