TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një person vdes nga sulmi kardiak në Skenderaj, policia nis hetimet

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kroacia përjashton mundësinë e trafikimit të organeve në rastet e transplantimit të veshkave

Policia  e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë, e cila ka ndodhur gjatë së premtes në Skenderaj.

Në raportin ditor të policisë është thënë se një burrë e ka kërkuar ndihmën e policisë si dhe të mjekëve për djalin e tij të sëmurë mental.

Ndërkohë, bëhet e ditur se njësitë relevante kanë shkuar në shtëpinë e tij, por siç raportohet, djali ishte mbyllur në dhomë.

“Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion”, thuhet në raport.

Tutje, dy orë më pas, babai i djalit sërish ka kërkuar ndihmën e ekipit, ku këta të fundit kanë shkuar prapë dhe e kanë trajtuar me një qetësues, por që minuta më vonë personit iu është përkeqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.

“Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak”.

Autoritetet e kanë dërguar trupin e viktimës për obduksion në Prishtinë dhe rasti i cili është iniciuar “Vdekje e dyshimtë, raportohet se është ende duke u hetuar.

“Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftua prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës”, thuhet në raport./teve1info/

Tags: Policia e KosovesSkenderajVdekje e dyshimte
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Ndotja e hapësirave publike – Kërkohen dënime më të ashpra për vetëdijesim të qytetarëve

Ndotja e hapësirave publike – Kërkohen dënime më të ashpra për vetëdijesim të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën