Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht dhe goditur me thikë një person tjetër në Bresje të Fushë-Kosovës.
I lundruari sipas policisë pas trajtimit në QKUK është liruar për në shtëpi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me mjet të mprehtë-thikë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia.