TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve serb, të cilët dyshohen për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit Dushko Maksimoviq, Dejan Vasiq.

I njëjti tha se  ndaj këtij vendimi, do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar që ndaj të arrestuarve të caktohet masa e paraburgimit.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.S dhe D.M, të dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.S dhe D.M dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në komunikatë.

Të pandehurve B.S dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 182 të KPPRK dhe nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 dhe paragrafit 1.3 të KPPRK-së. /teve1.info./

Dy pjesëtarët e grupit që kryen sulm terrorist arrijnë në gjykatë, prokuroria kërkon paraburgim

ShareTweet

Postime të ngjashme

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën