TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një i vrarë gjatë një sulmi në një kishë në Stamboll

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Një i vrarë gjatë një sulmi në një kishë në Stamboll

Sulmues të armatosur kanë sulmuar një kishë italiane në Stamboll më 28 janar, duke lënë të vdekur një person, tha ministri i Brendshëm turk.

Sulmi ndodhi gjatë një ceremonie fetare.

Sipas ministrit, Ali Yerlikaya, sulmi ndodhi rreth orës 11:40, sipas kohës lokale, në qarkun Sarijer të Stambollit. Ai shkroi në rrjetet sociale se kisha u sulmua nga dy burra të maskuar.

Turqia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, bëri të ditur Yerlikaya.

Ministri i Brendshëm tha se autoritetet kanë identifikuar viktimën me iniciale C.T, duke thënë se ai po merrte pjesë në shërbesën e së dielës kur u sulmua kisha.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të ulët”, tha Yerlikaya.

Omer Celik, zëdhënës i partisë në pushtet, AKP, tha se sulmuesit kishin në shënjestër një person që gjendej në kishë.

“Forcat tona të sigurisë po kryejnë një hetim të gjerë të kësaj ngjarjeje”, tha ai.

“Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë kurrë nuk do të arrijnë të përmbushin qëllimet e tyre”, shtoi Celik.

Mediat lokale kanë raportuar se nga sulmi ka edhe persona të tjerë të plagosur, por këto pretendime nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

Ndërkaq, motivi i sulmit ende nuk është i qartë.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, forcat turke të sigurisë arrestuan 32 persona, të dyshuar se kishin lidhje me xhihadistët e grupit militant, Shteti Islamik. Atëbotë, autoritetet thanë se të arrestuarit dyshoheshin se po planifikonin të sulmonin kisha dhe sinagoga, por edhe ambasadën irakiane.

Ekstremistët e IS-it kanë kryer një sërë sulmesh në tokën turke, përfshirë një sulm më 2017 në një klub nate në Stamboll, duke vrarë 39 persona.

Tags: StambollsulmViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump sugjeron se SHBA mund të marrë ishullin Kharg të Iranit

Trump sugjeron se SHBA mund të marrë ishullin Kharg të Iranit

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Sistemi politik në Serbi i dominuar nga roli i presidentit

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Qytetarët në Prishtinë më shumë se një javë pa transport publik

Trafiku Urban pëson ndryshime në linja për shkak të lojës Kosovë – Turqi

Gucati kërkon dorëheqje morale nga Haxhiu dhe anëtarëve që financuan ekspozitën për masakrat në Kosovë

Gucati kërkon dorëheqje morale nga Haxhiu dhe anëtarëve që financuan ekspozitën për masakrat në Kosovë

Trump sugjeron se SHBA mund të marrë ishullin Kharg të Iranit

Trump sugjeron se SHBA mund të marrë ishullin Kharg të Iranit

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Rikthehet furnizimi me ujë pas sanimit të defektit në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Sistemi politik në Serbi i dominuar nga roli i presidentit

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën