Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se shoferja e ka goditur atë nga pakujdesia.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së. /Teve1.info/