Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili i ka uruar mirëseardhje në partinë e tij, shkruan teve1.info
Haradinaj ka thënë se aleanca është e hapur për secilin që beson në vizionin dhe orientim atdhetar.
“I dëshirova mirëseardhje në shtëpinë e vet, kolegut tonë shumëvjeçar Enver Berisha. Aleanca është e hapur për secilin që beson në vizionin dhe orientimin e saj atdhetar. Kolegët nga komuna e Klinës, që janë shembull për qeverisjen lokale në vend, i falënderova për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, Enver Berisha është shkarkuar dje nga kryesia e PDK-së, nën dyshimin se ky i fundit kishte hyrë në pazare me AAK-në.
https://teve1.info/lajmet/pdk-shkarkon-nga-kryesia-enver-berishen-dyshon-se-ka-hyre-ne-pazare-me-aak-ne/?fbclid=IwAR1gJS4RVSj831HHRhLN045R8VgFRWdY8e21aPhoUfD1gb9Bxo3mI6bmWaU