TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një aktor tjetër i famshëm hyn në garë për rolin e James Bond!

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Një aktor tjetër i famshëm hyn në garë për rolin e James Bond!

Ka kohë që ka pasur debate rreth asaj se kush do ta luajë rolin e James Bond-it të ri. Daniel Craig la pas një ‘boshllëk’ që jo të gjithë mund ta mbushin dhe tani një fytyrë e re, megjithëse e njohur, ka hyrë në garë.

Ky është aktori britanik Theo James, ylli i serisë së filmave “Divergent”.

Kohët e fundit e pamë James në sezonin e dytë të serialit “White Lotus”, ku ai luajti rolin e Cameron Sullivan. Aktori kishte qenë më parë në garë për rolin, por kjo ndryshoi pas një interviste. Theo i tha The Guardian në vitin 2024:

Të gjithë janë të interesuar të luajnë rolin e Bondit sepse është një pjesë kaq e madhe e identitetit kulturor britanik, por ndoshta nuk do të jem unë.

Mendoj se ka njerëz më të mirë për këtë punë. Do të ishte e frikshme të them të drejtën… është si të hapësh kutinë e Pandorë

Më parë aktori nga filmi “Brutalist” Joe Alwyn iu bashkua listës së atyre që shpresonin të merrnin rolin e James Bond.

Përveç tij, përmenden Timothee Chalamet, Tom Hardy, Sam Heughan, James Norton, Rege-Jean Page, James McAvoy, Idris Elba, Aaron Taylor-Johnson, Henry Cavill dhe Leo Woodall. Njëri prej tyre mund të zëvendësojë Daniel Craig, i cili luajti rolin e Bondit nga viti 2006 deri në vitin 2021.

Vazhdimet në të cilat Craig u shfaq përfshijnë “Casino Royale”, “Quantum Of Solace”, “Skyfall”, “Spectre” dhe “No Time To Die”.

Përveç Craig, agjenti 007 është luajtur nga pesë aktorë deri më tani; Sean Connery (1962 – 1971), George Lazenby (1969), Roger Moore (1973 – 1985), Timothy Dalton (1987 – 1989) dhe Pierce Brosnan (1995 – 2002).

Sipas The Sun, filmi i ri i James Bond do të dalë në kinema në vitin 2027.

Pasi Amazon bleu ekskluzivitetin për 1 miliard dollarë muajin e kaluar, prodhimi i filmit është përshpejtuar.

Ndonëse detaje të tjera si titulli i filmit dhe aktori kryesor nuk dihen ende, një burim i mirëinformuar tha se po rikthehet.

Rikujtojmë se më parë u fol për një regjisor potencial për filmin e 26-të për agjentin 007.

Burime të brendshme në Amazon MGM Studios zbuluan se David Heyman, i cili mund të marrë rolin e producentit të ekskluzivitetit, po konsideron regjisorin meksikan Alfonso Cuaron si një kandidat serioz për një vazhdim të ri të serialit legjendar të filmave./TAR

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Gjesti lirohet nga paraburgimi

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO: Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës

Izraeli paralajmëron shkatërrim në Libanin jugor sipas “modelit të Gazës”

Izraeli paralajmëron shkatërrim në Libanin jugor sipas “modelit të Gazës”

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku: 24 marsi, kthesa historike për lirinë e Kosovës

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Përbërja e re e KQZ-së, Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

​Kurti pranon letër urimi nga homologu austriak për mandatin e ri qeverisës

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën