TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nisin punimet për restaurimin e “Shtëpisë-shkollë” të familjes Hertica

Në Prishtinë kanë nisur punimet për restaurimin e “Shtëpisë-shkollë” të familjes Hertica, një objekt që në vitet ’90 shërbeu si klasë mësimi për nxënësit shqiptarë gjatë kohës së mbylljes së shkollave. Sot, kjo shtëpi po shndërrohet në muze të kujtesës së arsimit në Kosovë.

by Jona Kelmendi
39 minuta ago
0 0
A A

Janë këpucët para derës së shtëpisë së familjes Hertica.

Por këto, nuk i takojnë të afërmeve që e vizituan këtë familje në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Në janarin e vitit 1992, Mehmet Hertica i hapi dyert e shtëpisë për një qëllim shumë më të madh.

Kjo pasi autoritetet serbe në fillim të viteve të 90-ta, e ndaluan mësimin në gjuhën shqipe.

Kështu që për shumë vjet, fshehurazi mijëra nxënës të Prishtinës, mësimin e ndoqën brenda kësaj shtëpie në Prishtinë.

“Shtëpia ku po qëndrojmë këtu ka qenë e ndërtume për me qenë shtëpi banimi, por meqenëse shumë fëmijë prej familjes sonë ishin nëpër shkolla të mesme dhe në atë kohë nuk kishim mundësi me shku në shkollë për shkak se institucionet shkollore ishin mbyllur, u dasht me marrë vendim si familje me i lëshu shtëpitë tona. I kemi lëshu gjashtë shtëpi të familjes Hertica për dy shkollat më të mëdha në Prishtinë, Gjimnazin ‘Sami Frashëri’ dhe Shkollën e Mesme Ekonomike ‘Hoxhë Kadri Prishtina’. Kjo ka ndodhë më 27 janar 1992 dhe mësimi ka vazhdu deri në vitin 1999”, ka thënë Aliu.

Por, si zhvillohej një orë mësimore në këto kushte?

“Mu më kujtohet kur uleshim në tokë dhe shkruanim në shpinë të shokut, sepse nuk kishte banka. Bankat shkollore kanë ardhur pas 3-4 vitesh, kur u pa që procesi po zgjaste. Kjo shtëpi u dogj në vitin 1999, ka qenë shënjestër e regjimit të atëhershëm. Pas luftës kemi bërë përpjekje me mjete vetanake me vendosë një strehë për me e mbrojtë nga kushtet atmosferike”, ka thënë tutje Aliu.

E kontributi që e dha kjo familje për arsimin shqip, nuk u harrua.

Tri dekada pas këtyre ngjarjeve, kanë nisur punimet për restaurim që “Shtëpia-shkollë” e familjes Hertica të shndërrohet në muze.

“Është i vetmi monument i asaj periudhe që nuk është shfrytëzu për banim apo shkatërru plotësisht, por ka mbetë si gjurmë historike e viteve ’90 të sistemit arsimor në Kosovë. Pas shumë përpjekjeve të Komunës së Prishtinës dhe një projekti ndërkombëtar, është përzgjedhur projekti fitues dhe tashmë kanë nisur punimet”, theksoj Aliu.

Fadil Aliu, thotë se ka vetëm një dëshirë për gjithë këtë projekt

“Kam pasë dëshirë që babai im, që tash në prill mbush 80 vjet, me qenë gjallë me pa këtë restaurim. Ai ka qenë një prej ideatorëve dhe kontribuuesve kryesorë të këtij sistemi gjatë viteve ’90. Uroj që ta përjetojë përurimin e këtij muzeu”, ka përfunduar Aliu.

E gjitha kjo, nuk i kishte shpëtuar syrit të regjimit serb, të cilët në vitin 1999 e dogjën tërësisht.

Ndërsa i gjithë projekti, pritet të përfundojë për një vit e gjysmë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Komuna e Prishtinës apelon për kujdes pas paralajmërimeve për vërshime

Ministria e Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë, policia nis hetimet

IKShPK: 20 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinim

IKShPK: 20 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, thirrje për vaksinim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën