TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nisin negociatat, Hamza takohet me Abdixhikun

Negociatat e opozitarëve për formimin e qeverisë tashmë kanë nisur. Mbrëmë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Rezultate konkrete nga ky takim ende nuk ka. Megjithatë njohësit e politikës e shohin si të mundshëm një përbërje të tillë qeveritare nëse kreu i Vetëvendosjes dështon të formoj qeverinë.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
66 5
A A

Lëvizjet e para nga partitë opozitare kanë filluar.

Larg syrit të medieve të dielën  në mbrëmje është zhvilluar një takim mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një prej restoranteve në lagjen luksoze Marigona Residence.

Hapat janë bërë por duket që ende nuk ka rezultate.

Një zyrtar i lartë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka thënë televizionit se ende nuk ka diçka konkrete nga këto bisedime.

Bedri Hamza nga PDK ka qenë gjithnjë i hapur për të biseduar me partitë opozitare për një koalicion të mundshëm.

Por, më i rezervuar për këtë çështje është shprehur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka vendosur si kusht postin e kryeministrit për partinë e tij.

Megjithatë, një koalicion opozitar nuk është larg mendsh.

Profesori në Universitetin Agder në Norvegji, Abit Hoxha, thotë se është krejtësisht demokratike që opozita ta formoj qeverinë nëse partia  fituese në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin krijoj shumicën.

“Sistemi elektoral i jep mundësinë partisë së parë që i fiton zgjedhjet ta krijoj qeverinë. Nëse partia Vetëvendosje dështon ta siguroj shumicën, atëherë i takon partisë së dytë që të provoj ta krijoj qeverinë që në këtë rast është Partia Demokratike e Kosovës. Mendoj se nuk do të ketë zgjedhje edhe njëherë sepse edhe nëse mbahen ato pas tre muajsh rezultati do të jetë po ky i njëjti. Pra konsideroj se është krejtësisht demokratike që opozita ta formoj qeverinë”, thotë Hoxha.

Megjithatë, Hoxha paralajmëron se kushdo që e formon qeverinë do të ballafaqohet me shumë sfida serioze për shkak të ndryshimeve gjeopolitike.

“Qeverinë e re e presin shumë sfida siç është çështja e dialogut me Serbinë dhe çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Sfida të tjera janë ndryshimet gjeopolitike dhe administrata Trump. Pres që këto 4-5 vitet e ardhshme të jenë shumë sfiduese për Kosovën”, shprehet ai.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen e Vetëvendosje e cila i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit me 42.30% të votave.

Tags: AbdixhikuHamzatakimi
Share10Tweet6

Postime të ngjashme

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën