TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

by teve1
4 javë ago
1
A A
Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi edicioni i sivjetmë i Prishtina Gastronomy Festival, i cili do të mbahet nga 15 deri më 19 korrik në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me moton “Bukë e kripë e zemërbardhë”, festivali sjell një program të pasur me gastronomi, muzikë dhe aktivitete për të gjitha moshat.

Organizatoja e festivalit Arta Pllana tha se festivali është konceptuar si një ngjarje për të gjitha grupmoshat, ndërsa këtë vit, përveç kuzhinës tradicionale kosovare, vizitorët do të kenë mundësi të njihen edhe me kuzhina ndërkombëtare.

“Festivali i gastronomisë është një festival për tri gjenerata, pa dallim moshe e gjinie. Ky është edicioni i pestë dhe kemi një program të pasur kulinar e artistik. Ka shumë biznese pjesëmarrëse, ndërsa vlen të theksohet pjesa ‘Taste of Kosova’, ku po promovohen biznese të vogla dhe të reja. Ky festival ka ndikim të madh në promovimin e traditës dhe kulturës së ushqimit, por edhe të kuzhinave të huaja. Sivjet kemi kuzhinën italiane dhe japoneze, ndërsa çdo vit e ndryshojmë konceptin që qytetarët të njihen me kultura të ndryshme gastronomike”, tha organizatorja e festivalit.

Sipas saj, programi i ditës së parë përfshin demonstrime gatimi nga kuzhinierë të njohur, përgatitje të ëmbëlsirave dhe performanca muzikore, ndërsa festivali synon të mbështesë edhe promovimin e bizneseve të reja vendore.

Autorja e librave të ushqimit, Zana Çerkezi, po merr pjesë për herë të parë në Prishtina Gastronomy Festival, ku po prezanton linjën e saj të sosave të djegës të prodhuar me speca vendorë të Kosovës.

Ajo tha se në festival ka sjellë katër produkte, përfshirë sosat “Zjarr Sos”, “Katili”, “Kokolla” dhe mjaltin pikant “Finci”, duke theksuar se festivali është një mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve vendore.

“Shumë i rëndësishëm. Marketing i madh. Është hera e parë që po marr pjesë me një program kështu. Jam shumë falënderuese prej Meridianit edhe Sparit për përfaqësimin që e kam bërë. Po shoh kompani shumë të mëdha dhe me qenë pjesë e tyre është shumë mirë për mua. Deri tash të gjithë janë të kënaqur me produktet, sidomos ‘Kokollën’ e duan shumë. Mendoj që vizitorët duhet me ia ditë vlerën produkteve që i kemi në Kosovë. Një sos i djegës nuk është veç Sriracha apo Tabasco, por e kemi edhe të specave të Kosovës”, tha Çerkezi.

Në kuadër të Prishtina Gastronomy Festival, një nga bizneset pjesëmarrëse është edhe Kitchen, i cili para vizitorëve ka prezantuar një ofertë të gjerë ushqimesh, përfshirë edhe produkte të reja.

Kuzhinieri i këtij biznesi, Mentor Ramabaja, tha se sivjet në festival kanë sjellë chicken fingers, chicken strips, onion rings, patate, si dhe focaccia pizza, krahas picave tradicionale.

“Për festival kemi vendosur këtë vit me bë chicken fingers, onion rings, patate, chicken strips. E kemi edhe focaccia pizzën që e kemi vendosur sivjet me e prezantu. Kemi edhe picën normale dhe produktet e pulës. Chicken fingers dhe pulat janë ndër produktet që na ecin më së shumti, ndërsa edhe picat janë ekstra të kërkuara”, tha Abaja.

Ai ka vlerësuar se ngjarje të tilla janë të rëndësishme për promovimin e bizneseve dhe për afrimin me konsumatorët.

Sipas tij, interesimi i qytetarëve ka qenë i madh që në ditën e parë të festivalit./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeprokurori i Shtetit dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në forcimin e sundimit të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në forcimin e sundimit të ligjit

Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Vazhdojnë kolonat në kufi, pritjet deri në 40 minuta

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

I dha fund konfliktit në RMV, 25 vjet nga marrëveshja kornizë e Ohrit

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Bastisjet izraelite vijojnë, ndërsa OKB-ja paralajmëron për “pikë kritike” në Bregun Perëndimor

Bastisjet izraelite vijojnë, ndërsa OKB-ja paralajmëron për “pikë kritike” në Bregun Perëndimor

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

I dha fund konfliktit në RMV, 25 vjet nga marrëveshja kornizë e Ohrit

I dha fund konfliktit në RMV, 25 vjet nga marrëveshja kornizë e Ohrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën