TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis sistemi TIPS-K, transferet bankare kryhen brenda pak sekondash

by Tëvë1
2 minuta ago
0
A A
Nis sistemi TIPS-K, transferet bankare kryhen brenda pak sekondash

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se ka nisur funksionimi i Sistemit të Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K), duke mundësuar realizimin e transfereve të menjëhershme për qytetarët dhe bizneset.

Në fazën e parë, shërbimi është aktivizuar në katër banka: ProCredit Bank, Banka për Biznes (BPB), Raiffeisen Bank dhe NLB Banka. Klientët e këtyre bankave mund të kryejnë transfere të shpejta mes tyre deri në 3 mijë euro për transfer, në rastet kur të dyja bankat janë pjesëmarrëse në TIPS-K.

Sipas BQK-së, transferet realizohen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare. Shërbimi mund të përdoret përmes llogarive ekzistuese dhe kanaleve digjitale të bankave, përfshirë mobile banking dhe e-banking.

Transferet ku njëra prej bankave nuk është ende pjesëmarrëse në TIPS-K, si dhe ato që tejkalojnë kufirin prej 3 mijë eurosh, do të vazhdojnë të procesohen përmes kanaleve ekzistuese të pagesave.

BQK ka bërë të ditur se bankat e tjera do t’i bashkohen sistemit gradualisht, gjatë periudhës kalimtare tremujore, e cila përfundon më 23 shkurt 2027.

Klientëve u është bërë thirrje që para konfirmimit të transferit të kontrollojnë të dhënat e pranuesit, përfshirë emrin, mbiemrin, IBAN-in dhe shumën, si dhe të mos ndajnë të dhëna të sigurisë apo informacione të tjera të ndjeshme.

TIPS-K u lansua për bankat më 20 nëntor 2026, ndërsa BQK-ja ka njoftuar se funksionimi i sistemit po monitorohet në vazhdimësi në bashkëpunim me bankat pjesëmarrëse.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, po merr pjesë në takimin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, po merr pjesë në takimin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Paraburgim për të dyshuarin nga Gjakova për dhunë ndaj bashkëshortes dhe sulm me thikë ndaj axhës së saj

Paraburgim për të dyshuarin nga Gjakova për dhunë ndaj bashkëshortes dhe sulm me thikë ndaj axhës së saj

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Nis sistemi TIPS-K, transferet bankare kryhen brenda pak sekondash

Nis sistemi TIPS-K, transferet bankare kryhen brenda pak sekondash

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Trabzonspori cakton çmimin për Muçin

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, po merr pjesë në takimin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, po merr pjesë në takimin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.

Paraburgim për të dyshuarin nga Gjakova për dhunë ndaj bashkëshortes dhe sulm me thikë ndaj axhës së saj

Paraburgim për të dyshuarin nga Gjakova për dhunë ndaj bashkëshortes dhe sulm me thikë ndaj axhës së saj

Korenica i kënaqur me golin te FCSB

Korenica pritet të kthehet në fushë brenda vitit te FCSB

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën