Sot në Kosovë nis shënimi i Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit.
Manifestimet për nder të luftës çlirimtare dhe sakrificës së familjes Adem Jashari do të mbahen më 5, 6 dhe 7 mars në aktivitete të ndryshme institucionale dhe përkujtimore.
Për nder të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne ku të pranishëm në këtë seancë janë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe anëtari i familjes së Adem Jasharit, Rifat Jashari e shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), sot ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet luftës çlirimtare dhe sakrificës së familjes Jashari./teve1.info/






