TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis seanca për votimin e Qeverisë së re

by teve1
2 muaj ago
2 0
A A

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës.

Mbajtja e seancës vjen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 10 tetor, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për postin e kryeministrit.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse në këtë seancë do të ketë votat e mjaftueshme prej 61 për formimin e kabinetit qeveritar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilës Kurti i ka bërë ofertë për bashkëqeverisje, ka bërë të qartë se nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Po ashtu, Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj, parti e cila kishte zhvilluar negociata me LVV-në për bashkëpunim, ka njoftuar se nuk dëshiron të hyjë në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në periudhën kur ishte bllokuar procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Nisma kishte thënë se do ta votonte Qeverinë Kurti III, me kushtin që atij t’i takonte posti i kryetarit të Kuvendit.

Por pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të legjislativit, partia e Limajt ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me LVV-në, përderisa Basha e drejton Kuvendin.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, të shtunën nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për mundësinë e një seance të dielën dhe nëse ka siguruar votat e mjaftueshme.

Kurti kishte thënë vazhdimisht që ka votat për formimin e Qeverisë, derisa Kuvendi nuk ishte i konstituuar.

Megjithatë, javën e kaluar nga Lodra ai e përmendi këtë proces si të vështirë, duke akuzuar opozitën se nuk dëshiron bashkëpunim dhe se ka shumë inate e përçarje.

Ndërkohë, deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, në një intervistë për Tevë1 tha se nuk kanë siguruar votat, por janë duke bërë përpjekje deri në momentin e fundit.

Kurti ka mbështetje nga disa deputetë të komunitetit jo shumicë, përfshirë ata jo-serbë, por ato vota janë të pamjaftueshme për të kaluar pragun e nevojshëm.

Nga ana tjetër, opozita e ka akuzuar Kurtin për tentativën për të “peshkuar” deputetë të saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Gjuajtje me armë zjarri në një shtëpi në Prishtinë, sekuestrohen 27 gëzhoja

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën