TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari sjell detaje për rastin në Ferizaj, 32-vjeçari plagosi të dashurën e më pas shtiu mbi veten

by Adea Mustafaj
7 muaj ago
1 0
A A

Shënonte ora 22:00, kur në qendër të Ferizajt u dëgjuan disa krisma.

Të premten mbrëma, një 24-vjeçare u plagos me armë zjarri nga i dashuri i saj.

I dyshuari V.K, pas shtiu në drejtim të L.U., më pas plagosi edhe vetën.

I gjithë rasti kishte ndodhur pranë një barnatore në rrugën “Driton Ismaili”.

Për pasojë, të dy u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por nga lëndimet e marra, 32-vjeçari vdiq.

“Personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë”, u tha nga QKUK.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje edhe për gjendjen e 24-vjeçares, por nga QKUK nuk kanë dhënë ndonjë informatë, veçse e njëjta po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë.

Dëshmitar të rastit kanë bërë të ditur për Tëvë1 se e njëjta mori lëndime në këmbë.

“Mbrëmë lajmin e parë e kom marr kur kom dal me i hek bërllokun e makinave nëpër kontejnerë. Atëherë tre vajza janë taku në mu edhe tu kajt. Një njeri me allti po don me vra një vajzë. Ka hi në barnatore”, tha dëshmitari.

Pasi vajzat hynë në punëtorinë e tij, dëshmitari thotë se kishte shkuar ta shihte situatën nga afër.

“Vajzën e shtrirë e kam pa pasi janë ardh policia. Dy policë i kanë dhënë ndihmë vajzës, ia kanë ndal si gjakderdhje në këmbë…Kështu që është kon e shtrime para barnatores si e mbledhur truq. Ma shumë nuk di”, tha dëshmitari.

Nga barnatorja nuk pranuan të japin detaje për televizionin.

Derisa motivet e rastit nuk dihen ende.

Rasti fillimisht është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa sipas Policisë, pas rrethanave të reja, mbetet në kompetencë të prokurorit për cilësimin e mëtejshëm ligjor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën