Ndeshja e pestë finale e play off-it të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës ka nisur me mbi 20 minuta vonesë.
Fillimi i ndeshjes u vonua për shkak te problemeve me kohëmatës në njërin kosh.
Ndeshja po luhet në palestrën e stërmbushur “Minatori” në Mitrovicë. Rezultati pas 4 ndeshjeve është 2:2, ndërsa fituesi i kësaj përballje shpallet kampion i Kosovës në basketboll.