Kombëtarja e Nigerisë ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.
Nigeria e mposhti Algjerinë në çerekfinale me rezultatin, 2:0.
Nigeria dy golat i shënoi brenda dhjetë minutave në pjesën e dytë.
Sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen, shënoi për 1:0 në minutën e 47-të. Dhjetë minuta më pas, Akor Adams, e realizoi golin e dytë.
Nigeria në gjysmëfinale do të takohet me nikoqirin Marokun të mërkurën e ardhshme.







