TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngrihet aktakuzë për punësime të paligjshme ndaj ish-kryeshefit dhe koordinatorit të “Pastrimit”

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Mashtrime gjatë shitjes së banesave, ngrihet aktakuzë ndaj tre personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të identifikuar me inicialet B.K. dhe N.Rr., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri B.K., në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, gjatë viteve 2020 dhe 2021 ka tejkaluar kompetencat e tij duke mos respektuar procedurat ligjore të punësimit.

Ai dyshohet se ka nënshkruar 89 kontrata pune, përfshirë 37 kontrata me afat të caktuar, pa shpallur konkurs publik dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Punës.

Aktakuza thekson se personat e punësuar kanë mbuluar pozita të rregullta pune, ndërsa janë nxjerrë edhe vendime për avancime pa respektuar procedurat përkatëse.

Sipas organit të akuzës, këto veprime i kanë shkaktuar ndërmarrjes një dëm financiar prej 114,535.06 eurosh.

Ndërkaq, i pandehuri N.Rr., në cilësinë e koordinatorit në KRM “Pastrimi”, dyshohet se gjatë marsit të vitit 2021 ka kërkuar dhe marrë nga 1,500 euro nga disa persona, duke u premtuar atyre punësim në kompani.

Sipas Prokurorisë, ai ka pretenduar se do të ushtronte ndikim të kundërligjshëm në vendimmarrjen e kryeshefit ekzekutiv për realizimin e punësimeve.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me legjislacionin në fuqi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Protestat në Prishtinë, dy persona u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën