TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngricat bllokojnë kryeqytetin, frustrohen qytetarët

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Ngricat bllokojnë kryeqytetin, frustrohen qytetarët

Reshjet e borës, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica të forta, e kanë shndërruar Prishtinën në një sfidë të vërtetë për qarkullimin rrugor. Rrugët e mbuluara me borë dhe akull kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, ndërsa këmbësorët përballen me rrezik të shtuar në trotuare të rrëshqitshme.

Qytetarë të shumtë ankohen se rrugët nuk janë pastruar me kohë nga bora dhe nuk ka pasur intervenim të mjaftueshëm nga institucionet përgjegjëse.

Teksa mundohej të lëvizte përpara, në mes të ngricës, shoferi i një taksie për KosovaPress deklaron se i është dashur rreth një orë për të përshkuar distancën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës deri në qytet.

“Qe një orë jam nisur nga aeroporti për ta sjellë pasagjerin dhe kam pasur vështirësi të mëdha në qarkullim. Nuk e di a ekziston shteti, a punon ky shtet, a mendon për ne që lëvizim dhe punojmë ditëve të punës”, ka thënë ai, duke shprehur pakënaqësinë për gjendjen në terren.

Fajin për gjendjen e krijuar nuk ia lë vetëm Komunës së Prishtinës, por edhe institucioneve tjera shtetërore.

“Nuk është vetëm Komuna e Prishtinës. Rrugët regjionale dhe rajonale janë të mbuluara me borë, ngrica, acar, shi e ujë. Askund nuk ka intervenim. Nuk e di pse kompanitë nuk dalin në terren, a kanë fituar tenderë apo jo, por është tmerr të përshkosh 20 kilometra për një orë”, shton ai.

E një qytetar tjetër që sot lëvizi nga lagja “Tophane” drejt “Aktashit” në kryeqytet tregon për vështirësitë që i pati për të ecur mes borës dhe ngricës.

“Në lagjen ku banoj unë në Tophane ka pasur vështirësi mirëpo nëse qasesh në rrugë të tjera vërehet një pastrim i mirë”, tha ai.

Teksa e përshkruan si gjendje të rënduar mos largimin e borës nga rrugët e trotuaret, Bekim Selmani thotë se tani gjendja është më mirë.

“Po prej mëngjesit ka qenë ngrica, ka pas borë shumë, pastrimi ka munguar në mëngjes, po duket se pak është shkrirë, pak më mirë, por me mëngjes ka qenë katastrofë ka qenë”, thekson ai për KP.

Përveç vështirësive për qarkullim në Prishtinë, qytetarët hasën problem në qarkullim edhe në rrugët regjionale.

Përkundër, borës e ngricave Enis Ramadanit iu desh të vijë nga Prizreni në kryeqytet. E, sipas tij, rruga ka qenë e papastruar sidomos në Komoran.

Ai madje këshillon edhe shoferët që makinat e tyre t’i pajisin me pajisje dimërore.

“Për arsye se kam ardhur nga Prizreni, në Komoran kam hasur në vështirësi nuk ka qenë totalisht e pastruar rruga shpresoj që komuna e Prizrenit dhe vetë shteti të marrin iniciativë që me i pastrua rrugët për shkak të vërshimeve dhe pengesave që iu shfaqen shoferëve gjatë rrugës. mendoj se ish kanë mirë mu pajisur edhe me pajisje dimërore”, thotë ai.

Pas tri ditëve me reshje të dendura të shiut, mbrëmë vendi ynë u mbulua nga bora dhe si pasojë në rrugët e Kosovës u shkaktua vështirësi në qarkullim.

Tags: ngricatPrishtineqytetaretTemperaturat e ulëtaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet e para të KQZ-së për subjketet politike

Numërohen të gjitha votat, këto janë rezultatet preliminare

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: LVV bie në të gjitha komunat, LDK dhe AAK shënojnë rritje

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Gjykimi për vrasjen e dhëndrit me 7 plumba, dëshmitari thotë se në momentin kritik kishte parë të akuzuarin me armë në dorë

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Rezultatet e para të KQZ-së për subjketet politike

Numërohen të gjitha votat, këto janë rezultatet preliminare

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: LVV bie në të gjitha komunat, LDK dhe AAK shënojnë rritje

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Kurti: Vazhdojmë të punojmë, kemi shtet për krejt

Gjykimi për vrasjen e dhëndrit me 7 plumba, dëshmitari thotë se në momentin kritik kishte parë të akuzuarin me armë në dorë

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK i aksidentuari në Prizren më 27 maj

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia sekuestron mbi 50 gëzhoja fishekë në vend ngjarje

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia sekuestron mbi 50 gëzhoja fishekë në vend ngjarje

Prokuroria e cilëson shtytje në vetëvrasje rastin e tri nxënësve që u vetëlënduan në duar

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën