TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ngërçi në dialog, pesimizëm për rezultate

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një ngërç të ri, vlerësojnë analistët politikë. Mungesa e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, sipas tyre, është shenjë që dialogu nuk do të ketë progres as gjatë këtij viti, veçmas kur në qershor do të mbahen zgjedhjet e reja në Bashkim Evropian.

Në anën tjetër, nga partitë opozitare thonë se Kosova në dialog deri tani ka pasur vetëm regres, derisa kritikojnë ekzekutivin për mungesë të transparencës në këtë proces.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se nuk pret diçka konkrete në dialog gjatë këtij viti, derisa shton se Kosova po kushtëzohet në procesin e saj integrues në BE me dialogun me Serbinë.

“Tash e tri vite ne kemi pa që dialogu s’ka pas aspak transparencë. Janë taku në (dialog) dhe ne kemi marrë vesh vetëm përmes mediave dhe nuk janë ardhur me raportu në Kuvend. Deri tash ne kemi pasur regres sa i përket dialogut për arsye se ne për herë të parë ne kemi masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Ne i pamë përfaqësuesit e BE-së, që thanë se dialogu është i lidhur ngushtë me procese të tjera integruese. Këta e kanë pruar procesin e dialogut që me u kushtëzuar edhe proceset të tjera integruese”, thotë ajo.

Në anën tjetër, analisti politik, Artan Muhaxheri, thotë se Kosovës do t’i shkaktohen më shumë dëme nga çdo bllokadë në dialog.

Sipas tij, e ardhmja e dialogut do të varet nga liderët politikë në Kosovë dhe Serbi, por sipas tij, edhe e ardhmja politike e tyre do të varet nga dialogu.

“Dialogu do të varet kryesisht nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë, por edhe e ardhmja e liderëve të Kosovës dhe Serbisë do të varet nga dialogu. Dialogu është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik, në të cilën është investuar shumë gjatë këtyre viteve dhe absolutisht asnjë lider i cili e bllokon, saboton këtë proces nuk mund të jetë i pranueshëm në mënyrë normale as në Uashington dhe Bruksel…Natyrisht Kosova i ka vijat e kuqe dhe nuk mund t’i tejkalojë ato, mirëpo, ideja kryesore është që këto vija të kuqe nuk duhet të shndërrohet konfliktuoze në raport me BE-në. Pra, absolutisht është e mundshme që brenda hapësirave të gjenden opsione që janë të pranueshme edhe për Kosovën, BE-në dhe Uashingtonin. Nuk mund të ketë kokëfortësi në këtë proces sepse çdo bllokadë i shkon në dëm Kosovës më së shumti”, thekson Muhaxhiri.

Ai shtoi se kërkesa e kryeministrit Kurti për ndarje të procesit integrues të Kosovës në Bashkim Evropian nga dialogu, është një kërkesë jorealiste.

“Kjo është një kërkesë jorealiste sepse është krejtësisht e pamundshme që pozicioni i Kosovës në procesin e integrimeve evropiane të zhvendoset nga dialogu. Dialogu është alfa dhe omega e gjithë prezantimit kosovar në arenën ndërkombëtare. Është një proces që është investuar shumë, sesa vite, shumë resurse njerëzore, financiare edhe nga BE-ja e ShBA-ja. Kështu që nuk është e mundur që Kosova ta ndajë këtë proces nga proceset të tjera integruese”, shton ai.

Kurti gjatë kësaj jave bëri të ditur se dialogu aktualisht po zhvillohet në rrafshin e diskutimeve të zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë ftesë për takim të nivelit të lartë në dialog./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë – arrestohen dy persona

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK kujton zgjedhjet e 24 Majit 1992: Fillimi i shtetësisë së Kosovës

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Trump pezullon “Projektin Liria” për të hapur rrugën e finalizimit të marrëveshjes me Iranin

Trump njofton se marrëveshja me Iranin është afër finalizimit

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë – arrestohen dy persona

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

Pagani i ri ofron luks mbretëror dhe mund të “fluturojë”

Pagani i ri ofron luks mbretëror dhe mund të “fluturojë”

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën