TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ngërçet te gishtërinjtë – arsyet përse shfaqen dhe si t’i trajtoni

nga tëvë1
29 Nëntor, 2024
0
A A
Ngërçet te gishtërinjtë – arsyet përse shfaqen dhe si t’i trajtoni

Ngërçet ndodhin kur një nga muskujt tuaj tkurret papritur dhe dhimbja mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Shumë prej nesh kanë përjetuar ngërçe te muskujt e këmbëve, por kur ato ndodhin tek gishtërinjtë, mund të jenë tepër të dhimbshme.

Në përgjithësi ngërçet largohen vetë, por pse ndodhin dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen.

Mund të vijë nga kontraktimi i muskujve të këmbës

Kur dikush përjeton ngërç në gisht, kjo mund të jetë si pasojë e kontraktimeve të muskujve që lëvizin këmbën dhe gishtërinjtë.

Shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë i shkakton këto ngërçe, por ata kanë disa ide, të cilat AgroWeb.org i rendit më poshtë.

Dehidratimi

Një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të gishtërinjve është dehidratimi. Një gotë ujë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet.

Megjithatë disa kërkime sugjerojnë se disa raste mund të lidhen me hidratimin e tepërt.

Mungesa e lëndëve ushqyesve

Mangësitë e lëndëve ushqyese si vitamina B, kaliumi, magnezi etj, mund të jenë shkaku që ngërçet shfaqen.

Tendosja e muskujve ose sforcimi i tepërt

Tendosja e tepërt njihet gjerësisht si një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të muskujve.

Disa studime fajësojnë stërvitjen intensive, por ka ende pyetje pse kjo prek disa njerëz dhe të tjerë jo.

Mungesa e stërvitjes

Qarkullimi jo i mirë i gjakut mendohet se shkakton ngërçe të muskujve dhe stërvitja e rregullt mund t’a përmirësojë atë.

Këpucë të papërshtatshme

Këpucët që janë shumë të ngushta, mund të mos lejojnë që gjaku juaj të qarkullojë siç duhet, duke shkaktuar kështu ngërçe tek gishtërinjtë.

Gjithashtu nëse këmbët tuaja nuk mbështeten sic duhet në këpucë, kjo mund të bëjë që muskujt e këmbës të punojnë më shumë nga sa janë mësuar dhe të shkaktojnë ngërcce.

Problemet shëndetësore

Sëmundje të ndryshme shëndetësore si skleroza e shumëfishtë, sëmundja Parkinsonit, diabeti e shumë të tjera, janë shkaku i ngërçeve të gishtërinjve.

Shtatzënia

Dhimbjet e muskujve janë të zakonshme në shtatzëni dhe thuhet se rreth gjysma e njerëzve i përjetojnë ato gjatë shtatzanisë.

Si të lehtësoni dhimbjen nga ngërçet?

Dhimbjet e gishtërinjve kanë tendencë të qetësohen brenda pak minutash, por ka disa hapa që mund të ndërmerrni për t’i lehtësuar ato.

Masazhoni këmbën dhe gishtërinjtë tuaj

Provoni ta shtrini këmbën dhe të masazhoni me ngaladët muskujt e këmbës dhe gishtërinjtë tuaj.

Ju mund të masazhoni këmbën duke e rrotulluar atë butësisht mbi një objekt të rrumbullakët, si për shembull një top golfi.

Përdorni një kompresë të ngrohtë

Përdorimi i një komprese të nxehtë mund të ndihmojë në relaksimin e këmbës dhe lehtësimin e ngërçeve.

Hiqni këpucët.

Nëse këpucët tuaja janë shumë të ngushta ose të parehatshme, hiqni menjëherë ato.

Provoni të ecni

Nëse keni qëndruar gjithë ditën ulur, ngrihuni dhe ecni për pak. Mund të jetë e dhimbshme të qëndroni në këmbë, por rrjedhja e gjakut mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçit./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli?

Çfarë duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli?

Këto vitamina nuk duhet t’i merrni në mbrëmje!

Këto vitamina nuk duhet t’i merrni në mbrëmje!

Si të mbroheni nga rriqrat gjatë gjithë vitit

Si të mbroheni nga rriqrat gjatë gjithë vitit

A është një mollë në ditë vërtetë e mirë për shëndetin?

A është një mollë në ditë vërtetë e mirë për shëndetin?

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X