Ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku janë paralajmëruar disa pika të rendit të ditës, si formimi i komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në këtë seancë të pranishëm në sallë janë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe disa nga pakicat joserbe, gjë që pritet që seanca të dështojë.
Ndërkaq, nga opozita i vetmi i pranishëm është deputeti i PDK-së, Përparim Gruda. /teve1.info/









