TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga nënat mund të trashëgojmë këto sëmundje

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
1
A A
Nga nënat mund të trashëgojmë këto sëmundje

Osteoporoza

Te kjo sëmundje e kockave, të cilat i bën më të brishta dhe më të thyeshme që në fakt janë tipike te popullata femërore dhe gjithsesi edhe faktori trashëgues përmendet si kryesor. Osteoporoza shfaqet kryesisht pas menopauzës kur kockat humbin kalciumin. Gjëja më e rëndësishme për ta bërë është parandalimi – merrni sa më shumë kalcium, por dijeni se ai përthithet në mënyrë adekuate vetëm kur kombinohet me vitaminën D. Gjithashtu nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara, sepse në rastin e një faktori trashëgues, rreziku i osteoporozës rritet deri në 14%, që nuk është i parëndësishëm.

Artriti reumatoid

Edhe pse akoma nuk është definuar në mënyrë të saktë shkaktari i kësaj sëmundjeje e cila definohet si autoimune, konsiderohet që artriti reumatoid në fakt është kombinimi i faktorit trashëgues dhe kushteve të ambientit. Artriti reumatoid nuk është aspak naiv, sepse sulmon kyçet, është sëmundje degjenerative dhe në një stad të caktuar të avancuar mund të nënkuptojë edhe karrige me rrota. Rekomandohet një mënyrë jetese e shëndetshme dhe aktivitet fizik, dhe është veçanërisht e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin e dhëmbëve sepse, për shembull, është vërtetuar se periodontiti, si një sëmundje e mishrave të dhëmbëve që çon në humbjen e dhëmbëve, është gjithashtu një rrezik i shtuar i artritit reumatoid.

Plakja e parakohshme

Shkencëtarët kanë zbuluar një grumbull gjenesh të cilat janë përgjegjëse për atë se sa gjatë arrijmë të ruajmë rininë tonë. Ato barten nga gjenerata në gjeneratë sipas linjës së nënës. Ekziston mundësia që të trashëgojmë ADN-në e dëmtuar, e cila do të përshpejtojë procesin e plakjes.Shkencëtarët nuk kanë gjetur ende një mënyrë për të kthyer kohën pas, por është e nevojshme të bëhet zakon përdorimi i kremrave me faktor të lartë mbrojtës (SPF), pasi ndjeshmëria ndaj diellit është gjithashtu e trashëgueshme.

Depresioni

Nga depresioni sëmuren më shumë se 300 milionë njerëz çdo vit, dhe është konstatuar që me këtë gjendje mendore janë të prira posaçërisht femrat, gjë që përfshinë edhe depresionin pas lindjes. Gjithashtu, shkenca ka zbuluar që një ndër faktorët i cili i kontribuon shfaqjes së depresionit dhe pranisë së gjenit Slc6a15, trashëgohet natyrshëm. Sigurisht, depresioni është një gjendje e shërueshme, por është gjithmonë e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale.

Glaukoma

Glaukoma te femrat është shumë më e shpeshtë se sa te meshkujt, ndërsa mutacionet gjenetike të cilat shkaktojnë këtë sëmundje janë të trashëguara. Parandalimi i sëmundjes: Shkoni në kontroll. Derisa të mbushni 40 vjeç, duhet të shkoni te një okulist çdo 2-4 vjet. Midis 40 dhe 54 vjet për 1-3 vjet. Nga 55 në 64, çdo vit ose dy, dhe pas 65 çdo 6-12 muaj.

Ushtrime të rregullta të moderuara – ecje ose vrapim – 3 ose më shumë herë në javë. Mund të bëni edhe joga, por shmangni pozicionet e përmbysura, në të cilat ngarkesa bie në qafë dhe në shpatulla.

Sëmundjet kardiovaskulare

Ruajtja e yndyrës te femrat përcaktohet gjenetikisht dhe nëse është tipike për zonën e stomakut, nënkupton edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, pra dyfishohet. Ajo lidhet gjithashtu me nivelin e kolesterolit dhe akumulimin e yndyrave në enët e gjakut, të cilat të gjitha mund të shkaktojnë gjendje të tilla si sulmi në zemër, hipertensioni, diabeti. Në këtë rast është i nevojshëm aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm dhe dietik, lënia e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.

Migrena

Femrat vuajnë nga migrena 3 herë më shumë se meshkujt dhe gjithashtu është vërejtur se shpesh ndodh që tendenca për dhimbje koke kaq intensive të jetë e predispozuar gjenetikisht. Ajo që mund të bëni vetë është të reduktoni marrjen e kafeinës, alkoolit, sheqerit, të pini sa më shumë ujë që të jetë e mundur për të qëndruar të hidratuar dhe për të fjetur mjaftueshëm.

Pagjumësia

Shkencëtarët kanë zbuluar se çrregullimet kronike të gjumit të këtij lloji ndikohen jo vetëm nga faktorët psikogjenë, stresi etj., por edhe nga gjenet që trashëgojmë përmes linjës femërore. E kemi përmendur pak më parë se ekziston një lidhje gjenetike në sëmundjet si depresioni dhe kjo vlen edhe për çrregullimet e ankthit dhe neurozat. Mundohuni të vendosni një bioritëm për të shkuar në shtrat deri në orën 23:00, mos pini kafe dhe hani ushqim të rëndë në mbrëmje, dhe nëse stërviteni – aktiviteti fizik duhet të jetë së paku 4 orë para se të shkoni në shtrat.

Sëmundja e Alzheimerit

Kjo ishte një formë e demencës, e cila është gjithashtu më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt. Një faktor gjenetik është gjithashtu i rëndësishëm dhe mënyra e jetesës mund të zvogëlojë rrezikun e Alzheimerit. Ju duhet të eliminoni yndyrat dhe sheqernat e këqija nga dieta juaj, të kontrolloni kolesterolin dhe presionin e gjakut, të angazhoheni në aktivitet fizik sepse rrit rrjedhjen e oksigjenit në trup.

Kanceri i gjirit dhe vezoreve

Në botë, ndoshta rasti më i famshëm lidhur me këtë temë është aktorja Angelina Jolie, e cila para disa vitesh bëri mastektominë e gjoksit dhe më pas heqjen e vezoreve, pasi u konstatua se kishte një mutacion të gjenit përgjegjës për këto sëmundje, nga i cili vdiqën fëmijët e saj, nëna dhe gjyshja. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore, një lëvizje e tillë është drastike, sepse në fakt është parandaluese, përpara se sëmundja të diagnostikohet.

Përgjithësisht nëse ka rrezik, para së gjithash sugjerohen ekzaminime të rregullta, por edhe një mënyrë jetese e shëndetshme që përjashton duhanin, konsumimin e tepërt të alkoolit. Gjithashtu, rekomandohet lindja para moshës 30 vjeçare. sepse është vërtetuar se kjo zvogëlon edhe rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve. Dhe për ta përsëritur edhe një herë – parandalimi është gjithmonë më i rëndësishmja dhe më efektivja. Prandaj shkoni rregullisht te mjeku për kontrolle dhe veçanërisht kujdesuni nëse në familjen tuaj ka ndonjë nga këto sëmundje përmes linjës femërore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

Aksident mes veturës dhe kamionit në Drenas, vdes një person

Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë një dasmë intime këtë verë

Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë një dasmë intime këtë verë

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

Përballë shtrenjtimit të naftës, a janë veturat elektrike opsion për qytetarët?

Përballë shtrenjtimit të naftës, a janë veturat elektrike opsion për qytetarët?

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën