TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nga fronti i luftës në parlament – gjenerali Xhevahir Geci ndryshon “fushëbetejën”

Në vitin 1992, kreu aksionin e parë kundër forcave serbe, me urdhrin e vet komandantit legjendar, Adem Jashari. Aktivitetin ushtarak e vazhdoi gjatë dhe pas luftës. Është fjala për gjeneral Xhevahir Gecin, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit e fitoi mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës. Tëvë1 të martën qëndroi në familjen Geci dhe iu sjell kronikën në vazhdim.

nga Fidan Zejnullahu
15 Prill, 2025
2 0
A A

Nga Llausha në Prekaz vinte shpesh gjatë luftës.

E ish-bashkëluftëtarin e komandantin e tij, nuk e harroi as në ditët e lirisë.

Kështu, ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci, ditën e martë e nisi me homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Krejt kjo në ditën kur pritet të betohej si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.

“Inspirimi im më i madh është fuqizimi im shpirtëror kur të vije në Prekaz, edhe sa ka qenë komandanti ynë legjendar gjallë dhe çdo kontakt më të, ndejë apo plan më të, ka qenë inspirim apo fuqizim shpirtëror”, është shprehur Geci për Tëvë1.

Nga Prekazi, Geci u nis drejt shtëpisë në Llaushë.

As këtu, nuk mungoi fotografia e ish-komandantit të tij.

Xhevahir Gecit, s’ka si mos t’i kujtohet edhe aksionin i parë kundër forcave serbe, në në vitin 1992.

“Me një grup djemve të Llaushës, djem të rinj, atëkohë kemi qenë diku 22-24 vjeçar, me urdhër të komandantit Adem Jashari, që forcat serbe nuk duhet të ndihen rehat nëpër asnjë qytet të Kosovës, sepse ata kanë robërues, forcë pushtuese”, tregon deputeti i zgjedhur.

Ish-ushtaraku do të jetë deputet në legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës.

Kjo meqë mori afër 22 mijë vota në garën për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Ky betimi i sotit do të jetë formal dhe me kënaqësinë më të madhe do të jem pjesë e asaj ceremonie”, u shpreh Geci.

E familja thonë se në rrugëtimin e ri, e kanë më të lehtë ta përkrahin.

“Si gjithmonë (do ta përkrahi). Por, tashmë edhe më lehtë, sepse atëherë e kam nis për luftë, tash në liri më lehtë, më mirë, gjithmonë krenare”, thotë Meleqe Geci, bashkëshortja e Xhevair Gecit.

Pavarësisht që ishte i pranishëm në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, betimi nuk ndodhi të martën.

Kjo meqë seanca u shty për një ditë tjetër, pasi s’u miratua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X