TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nga 27 në 38 vite e gjysmë burgim dy të akuzuarve për grabitjen ku mbeti i vdekur një person në Mitrovicë

nga TËVË 1
30 Prill, 2023
0
A A
Apeli ia ul dënimin Goran Stanishiqit nga 20 në 15 vjet burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke i dënuar me 38 vite e gjysmë burgim të akuzuarit Muhamed Hasani dhe Gramos Rexha, për dy vepra penale të grabitjes me pasoja vdekje, ndërsa i akuzuari i parë edhe për armëmbajtje pa leje, pasi shkalla e parë i kishte dënuar me 27 vite burgim.

Të akuzuarit nga shkalla e parë ishin dënuar edhe me 1 mijë e 300 euro gjobë së bashku, pjesë kjo e aktgjykimit që është vërtetuar nga Apeli.trovicë, hyjnë të maskuar në market dhe pas rezistencës së pronarit të lokalit i pandehuri Hasani kishte shkrepur armën në drejtim të të njëjtit, derisa predha e kishte goditur viktimën në fyt.

Viktima A.M., kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra me armë zjarri.

Të njëjtët akuzoheshin po ashtu se një ditë më herët kishin kryer grabitje në barnatoren “Meg Pharm” në Mitrovicë, nga arka e së cilës kishin plaçkitur 130 euro dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Hasani, ngarkohej nga prokuroria edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndryshe, sipas aktgjykimit të Apelit të marrë më 21 shkurt 2023, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke ndryshuar kështu aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin.

Kurse, ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Muhamed Hasani, avokatit Bashkim Mehana, është refuzuar si e pabazuar, ndërsa si e palejuar është hedhur ankesa e të dëmtuarës A.M..

Me vendimin e Apelit, i akuzuari Muhamed Hasani për dy vepra penale të grabitjes dhe për armëmbajtje pa leje është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 23 vitesh e 6 muaj, ndërsa si i vërtetuar nga shkalla e parë është marrë dënimi me gjobë prej 700 euro.

Kurse, të akuzuarit Gramos Rexha, për dy vepra penale të grabitjes i ka shqiptuar dënim unik me burgim prej 15 vitesh, ndërsa si i vërtetuar nga shkalla e parë është marrë dënimi me gjobë prej 600 euro.

Në arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se Apeli i ka gjykuar të akuzuarit si më lartë, me bindje se këto dënime të shqiptuara janë në përpjesëtim me peshën e veprës së kryer penale, shkallën e përgjegjësisë penale të tyre si kryerës, dhe duke marrë parasysh se dënimi duhet të jetë në shërbim të preventivës së përgjithshme, posaçërisht asaj të posaçme, si dhe arritjen e qëllimit të dënimit të parashikuar me nenin 38 të KPRK-së.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë i ka mbivlerësuar rrethanat lehtësuese me rastin e matjes së dënimit, në raport me rrethanat rënduese.

“Qëndron fakti se rrethanat të cilave u referohet gjykata e shkallës së parë paraqesin rrethana lehtësuese sipas nenit 70 par. 3 të KPRK, mirëpo është detyrë e gjykatës që të bëjnë baraspeshimin e tyre në raport me rrethanat rënduese, të cilat padyshim rezultojnë nga mënyra e kryerjes së veprës penale dhe veprimet konkrete të secilit të akuzuar veç e veç”, thuhet në vendimin e Apelit, shkruan Betimi për Drejtësi.

Apeli ka vlerësuar se prokurori me të drejtë në ankesë ka pretenduar se nuk është vlerësuar si rrethanë rënduese fakti se të akuzuarit kanë planifikuar kryerjen e veprës penale, fakt ky që sipas vlerësimit të kësaj gjykate pasqyron një shkallë më të lartë të dashjes dhe përfshirjes së të akuzuarve në kryerjen e veprimeve inkriminuese, por edhe vendosmërinë e tyre për të realizuar të njëjtën.

“Përveç kësaj, gjykata e shkallës së parë fare nuk ka vlerësuar faktin se të akuzuarit një ditë para ngjarjes tragjike, pra më 27 dhjetor 2021, kanë kryer edhe veprën penale të grabitjes pothuajse në mënyrë të njëjtë, por pa pasoja tragjike, që do të thotë se të njëjtit janë të prirur për kryerjen e veprave të këtilla penale, si me të drejtë pretendon prokurori në ankesë”, thuhet në arsyetim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Tags: Gjykata e ApelitGjykata Themelore në Mitrovicëmitrovice
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X