TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këto janë krejt vendimet e qeverisë në mbledhjen e sotme

by teve1
5 muaj ago
8
A A
Këto janë krejt vendimet e qeverisë në mbledhjen e sotme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar një sërë projektligjesh dhe vendimesh me rëndësi për funksionimin institucional të vendit.

Ndër vendimet kryesore, ekzekutivi miratoi Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të destabilizimit të tregut, i cili parasheh krijimin e një Bordi të Pavarur për rregullimin e çmimeve në situata të jashtëzakonshme.

Po ashtu, u miratua Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që rregullon sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe themelon Fondin e Sigurimit Shëndetësor, duke përcaktuar përfitimet, kontributet dhe organizimin e këtij sistemi.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës, i cili përcakton mënyrat e fitimit, humbjes dhe regjistrimit të shtetësisë, si dhe Projektligjin për Lëndët Plasëse, që rregullon prodhimin, përdorimin dhe tregtimin e tyre në funksion të sigurisë publike.

Në fushën e arsimit, u miratua Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore, ndërsa në aspektin financiar u aprovuan ndryshimet në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, si dhe Projektligji për Shërbimet e Pagesave, me synim rritjen e sigurisë dhe integrimit të tregut të pagesave.

Gjithashtu, Qeveria miratoi Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke përcaktuar përgjegjësitë institucionale për këtë ngjarje ndërkombëtare.

Në kuadër të vendimeve të tjera, u emërua Bordi i Drejtorëve i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, u aprovua ndarja e mjeteve financiare për Luginën e Preshevës dhe u miratua kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve nga zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit 2025.

Po ashtu, u miratua edhe Plani i Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026–2028, i cili synon rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për  presidentin

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për presidentin

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Pacolli: Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm

Policia e banorët e Ferizajt vazhdojnë kërkimet për Hamëz Ismailin

Policia e banorët e Ferizajt vazhdojnë kërkimet për Hamëz Ismailin

Hasanpapaj: Bekim Sejdiu është dashur të bëhet president i Kosovës

Hasanpapaj: Bekim Sejdiu është dashur të bëhet president i Kosovës

Xani: Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”

Xani: Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën