TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Neymar në merkato? Al-Khelaifi sqaron të gjithë situatën dhe paralajmëron ekipin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Neymar në merkato? Al-Khelaifi sqaron të gjithë situatën dhe paralajmëron ekipin

Në verën e vitit 2017, Neymar zbarkoi në Paris si një “yll” dhe me statusin e një prej lojtarëve më të mirë në botë, por tani gjërat kanë ndryshuar. Në fundin e sezonit, Mbappe rinovoi kontratën me PSG dhe klubi nënkuptoi menjëherë së projekti ka të bëjë me sulmuesin francez dhe jo me Neymar apo Messi. Por, nëse flasim për brazilianin, rëndësia e tij tashmë pothuajse është e papërfillshme sepse ajo është zbehur me kalimin e kohës, nga rendimenti jo i mirë, dëmtimet, polemikat jashtë fushës dhe në fund Mbappe.

Në një intervistë, presidenti i parizienëve, Al Khelaifi lëshoi disa sinjale të drejtpërdrejta për Neymar, por edhe për të tjerë, duke lënë të kuptohet se me përjashtim të Mbappe, të tjerët janë të gjithë të prekshëm në këtë skuadër.

“Ne duam lojtarë që e duan klubin, që duan të luftojnë dhe që duan të fitojnë. Ne duam që ai mentalitet të përhapet në të gjithë klubin, deri te moshat. Ajo që mund të them është se ne presim që të gjithë lojtarët të bëjnë shumë më tepër se sezonin e kaluar, shumë më shumë. Të gjithë duhet të jenë 100%. Natyrisht, ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të shkuar larg dhe për të realizuar çdo objektiv, por sezonin e ardhshëm objektivi është i qartë, të punojmë çdo ditë me 200% e secilit lojtarë dhe të fitojmë gjithçka”,-deklaroi ai.

Megjithatë, këto fjalë nga Al-Khelaifi nuk përbëjnë rrezik për Neymar. Në fakt, braziliani, ka një klauzolë deri në verën e vitit 2025 dhe për momentin asnjë klub nuk ka bërë tentativa për blerjen e tij, kjo dhe për faktin tjetër, se Neymar kërkon një pagë shumë të lartë.

Realiteti gjithashtu tregon edhe diçka tjetër, që, braziliani, po përjeton një nga momentet më kritike të karrierës së tij në Paris. Gjithsesi, në orët e fundit ka pasur zëra, deri diku pa shumë zhurmë, që PSG është e gatshme të bisedojë me çdo klub që interesohet për ish-in e Barcelonës dhe kjo me pak fjalë mund të përkufizohet si një krisje totale midis palëve. Vera dhe merkato sapo ka nisur dhe tani e ardhmja e Neymar në Paris është e pasigurt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

Bashkimi fiton Superkupën

Bashkimi fiton Superkupën

Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës e Bashkimit

Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës e Bashkimit

Dënohet trajneri Besnik Hasi

Dënohet trajneri Besnik Hasi

Kurti: Në rrethanat e reja, shteti më së paku do të duhej të kishte mbi qafë kërcënimin e zgjedhjeve

Kurti: Në rrethanat e reja, shteti më së paku do të duhej të kishte mbi qafë kërcënimin e zgjedhjeve

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Arrestohen katër gra, dyshohet se sulmuan fizikisht një grua tjetër

Deputetja e LVV-së: PDK nuk e ka luksin me bë kushtëzime, çështja e presidentit është shumë e rëndësishme

Deputetja e LVV-së: PDK nuk e ka luksin me bë kushtëzime, çështja e presidentit është shumë e rëndësishme

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku kritikon Qeverinë për projektligjet: Për ligjet e tjera procedura të përshpejtuara, për mbrojtjen e UÇK-së zvarritje

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Ish-polici Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen e Sadri Sadriut

Ish-polici Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen e Sadri Sadriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën