TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”

by teve1
7 orë ago
0
A A
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”

Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, do të organizojë Javën Kundër Korrupsionit nga 8 deri më 12 dhjetor 2025.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, gjatë kësaj jave, Koalicioni do të zhvillojë një sërë aktivitetesh me qëllim sensibilizimin e opinionit publik mbi korrupsionin dhe forcimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në institucionet publike.

Aktivitetet përfshijnë konferenca për media, tryeza diskutimi, publikim të raporteve analitike, podkaste, aktivitete publike, si dhe nisma kreative në rrjetet sociale, duke trajtuar temat më kritike në fushat e korrupsionit, krimit të organizuar, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe funksionimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

“Gjatë “Javës Kundër Korrupsionit 2025”, do të publikohen një sërë raporte në këto fusha, përfshirë: “Performanca e drejtësisë në ndjekjen dhe gjykimin e korrupsionit” (IKD), “Anulimet – forma më e heshtur e keqpërdorimit në prokurim publik” (INPO), “Llogaridhënia përballë skandaleve qeveritare” (IKD), “Mbrojtja e sinjalizuesve në Kosovë, mes ligjit dhe realitetit” (FOL), “Korrupsioni si shkelje e të drejtave të njeriut” (IKD) , “Deklarimi i pasurisë: Gabimi gjyqësor që hoqi të gjithë përgjegjësinë shkelësve të ligjit” (IKD) dhe “Pavarësia dhe efikasiteti i OSHP-së: ndërmjet zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit” (INPO)”, thuhet në komunikatë.

Si pjesë e aktiviteteve sensibilizuese, koalicioni do të realizojë promo-video të përditshme, aktivitete kundër krimit të organizuar dhe një grevë simbolike një-ditore me moton “Greva kundër korrupsionit”, si shenjë proteste ndaj mungesës së përgjegjshmërisë institucionale.

“Të gjitha aktivitetet do të mbahen në Prishtinë, në hapësirat e IKD-së, në Hotel Prishtina si dhe produktet mediatike do të shfaqen në platformat online e organizatave të Koalicionit”, theksohet në fund të komunikatës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Cagliari mposht Romën

Cagliari mposht Romën

Shifrat magjike të Shaqirit te Baseli

Shaqiri i kthehet golave

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Hamza: 130 është numri i fitores

Hamza: 130 është numri i fitores

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën