TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Nëse vërtetohen akuzat, kërkoj vet burgim të përjetshëm” – Çka u tha në seancën për vrasjen e Liridona Ademaj

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Të akuzuarit mohuan fajësinë, derisa i akuzuari kryesor, bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, tha se në rast se do të vërtetohen pretendimet e prokurorisë, ai vet do të kërkojë burgim të përjetshëm.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
0 0
A A

Erdhën të prangosur, në nisjen e gjyqit për vrasjen që tronditi shtetin në nëntor të vitit 2023.

Tre të akuzuarit Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plavën, filluan zyrtarisht përballjen me pretendimet e prokurorisë për vrasjen në bashkëkryerje të Liridona Ademajt.

Ata edhe në shqyrtimin kryesor, mohuan fajësinë.

Sipas prokurorisë, përgjatë gjykimit do të vërtetohet se të akuzuarit kanë kryer veprat penale.

Prokuroria do të thërras për të dëshmuar edhe vëllaun e Liridonës, e disa të tjerë për të cilët dha sqarime në fjalën hyrëse.

“Shumë me rëndësi është dëshmia e ekspertit Naim Uka, mjek ligjor, i cili ka ekspertuar trupin e të ndjerës Liridona Ademaj.Shumë është me rëndësi që të dëshmojë edhe dëshmitari Jeton Binaku nga i cili i akuzuari i tyre Plava e ka huazuar veturën.Si dëshmi mund të na shërbejë Valon Lukaj, i cili në ditën kritike, të parin e ka thirrur Naim Murseli dhe i cili të akuzuarit ia ka siguruar qëndrimin dhe ku më vonë është bashkangjitur Kushtrim Kokalla.”,ka thënë prokuroria Perlinçeviq

Mbrojtja e Naim Murselit, e theksoi si shumë të rëndësishme ekzaminimin të gjendjes mendore të Murselit, gjë të cilën e kishin theksuar edhe në faza të mëhershme të procedurës.
Gjykata ia aprovoi këtë kërkesë mbrojtjes së Murselit.

Familja Ademaj, shpreson që e vërteta e vrasjes së bijës së tyre të zbardhet.

Ndërkohë, mbrojtja e Kokallës e Plavës, u shprehën se akuzat ndaj tyre nuk janë të argumentuara.

Gjyqi do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve në muajin korrik, ku i pari nga dëshmitarët do të dëgjohet vëllau i Liridona Ademaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën