TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Shkruan: Kim Mehmeti

Parlamenti i Kosovës ia shtoi demokracisë dhe debatit ndërpartiak edhe një element shumë të rëndësishëm: vezët e pulës!

Dhe ishte e pritshme që ata të cilët përballë Albinit – sa i përket ndershmërisë, atdhedashurisë, dijes dhe njohurive politike –  ndihen si pula përballë dhelprës, argument të vetëm politik kundër tij ta kenë vezën.

Po aq e pritshme është që Radojçiqi t’u duket më shqiptar se Kryeministri në detyrë i Kosovës, të gjithë atyre që i godet thënia e Kurtit se duhet t’i respektojmë të gjithë ata që morën pjesë në çlirimin e Kosovës, por nuk duhet t’i lejojmë ata të sillen si mercenarë, të cilëve Kosova duhet t’u paguajë përjetësisht haraç.

Megjithatë, asgjë nga këto nuk e arsyeton sjelljen e kryetarit të VV-së, i cili, duke i konsideruar për pronarë të Kosovës vetëm votuesit e vet, është nisur udhës që e çon drejt mendësisë se shteti i takon vetëm partisë që i ka fituar zgjedhjet.

As nuk e arsyeton veprimet që e ndihmojnë; qeverinë maqedonase që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të papërfaqësuar siç duhet, t’i bëjë pjesë të ‘Botës Serbe’.

Albin Kurti mund ta dijë shumë mirë se rivaliteti ndërmjet kryeministrit dhe presidentit e dëmton Kosovën, se ai rivalitet është jashtëzakonisht i dobishëm për të huajt që e mbështesin presidentin vetëm për ta mohuar rolin e kryeministrit si dhe për ata që duan ta defaktorizojnë këtë shtet të ri.

Albin Kurti mund ta dijë gjithashtu se opozita e do vendin e presidentit, ngaqë një numër i madh i pjesëtarëve të saj i frikësohet së shkuarës së vet hajdute andaj nuk e lejojnë shkarjen e pushtetit gjyqësor nga duart e veta.

Por, megjithatë, shumica e votuesve të Kosovës kanë besuar se Lëvizjes Vetëvendosje do të mund t’i tejkalojë edhe këto pengesa, pa marrë udhën që të çon atje ku ka arritur Piktori i Shqipërisë – që, në emër të forcimit të shtetit, t’i forcosh hajnat e partisë tënde  dhe vendin ta shndërrosh në pronë të hajdutëve tu.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën