TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nënshkruhet protokolli, lehtësohet qarkullimi me mjete në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nënshkruhet protokolli, lehtësohet qarkullimi me mjete në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Bledi Çuçi kanë nënshkruar një protokoll i cili pritet të lehtësojë qarkullimin me mjete në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, rezidentë në zonat kufitare, mund të qarkullojnë krejt lirshëm në dy anët e kufirit, në një rreze prej 30 km nga të dy krahët, edhe me mjetet e tyre, në pikat e njohura te kalimit kufitar.

Dy ministrat, theksuan gjatë takimit se qëllimi i këtyre protokolleve është lehtësimi i qarkullimit të shtetasve të të vendeve, pa pasur pengesa burokratike e njëherësh garantimi i sigurisë së të vendeve, për të penguar çdo tentativë aktesh të paligjshme nga individë të caktuar, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

“Me mikun tim, me Xhelalin, tashmë jemi bërë partnerë gati të një qeverie, sepse takimet janë gjithmonë e më të shpeshta, gjithmonë në të mirë të rritjes së sigurisë së të dy vendeve tona, edhe lehtësimit të lëvizjes së shtetasve të të dy vendeve tona. Ju e dini që unë do të doja të mos kishte marrëveshje fare, ose më mirë, të kishte vetëm një marrëveshje, ku të mos kishte kufij fare, edhe kjo lëvizje e lirë që ne po i mundësojmë banorëve kufitarë, brenda 30 km, të secilit vend, të ishte për të gjithë territorin, qoftë të Kosovës, qoftë të Shqipërisë. Por deri atëherë, meqë jetojmë në Europë, jemi bashkësi e Europës e duhet të respektojmë të gjitha këto marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat jemi pjesë, deri atëherë, ne do të bëjmë të pamundurën që shtetasit tanë të qarkullojnë sa më lirshëm”, tha ministri Çuçi.

Ndërsa ministri Sveçla tha se me këtë marrëveshje afrohen jo vetëm institucionet por edhe qytetarët e të dyja vendeve.

“Unë jam i bindur që me këtë, do t’i përafrojmë jo vetëm institucionet por edhe qytetarët e të dy vendeve tona. Kjo nuk do të jetë as marrëveshja e fundit, por do të jetë një vazhdimësi e shumë marrëveshjeve, të cilat i kemi nënshkruar dhe do t’i nënshkruajmë së bashku, deri sa të vijë koha që realisht qytetari i të dy vendeve mos ta dijë se ku ndodhet, apo punon”, deklaroi Sveçla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Kupa e Kosovës në basketboll, të mërkurën gjysmëfinalet e dyta, Trepça e Bashkimi pranë finales

Kupa e Kosovës në basketboll, të mërkurën gjysmëfinalet e dyta, Trepça e Bashkimi pranë finales

Armët izraelite kanë shndërruar mijëra palestinezë në hi, thotë raporti

Armët izraelite kanë shndërruar mijëra palestinezë në hi, thotë raporti

ChatGPT bëhet aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

ChatGPT bëhet aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Sirena angleze për Muçin

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën