TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e projektit të ankandit të parë solar prej 100 MW

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e projektit të ankandit të parë solar prej 100 MW

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e projektit të ankandit të parë solar të vendit me kompaninë tashmë të themeluar në Kosovë, “Lindja Solar” nga konsorciumi fitues i ankandit i përbërë nga “Orllati Groupe” nga Zvicra, “Holdigaz” nga Zvicra, “ZPV” nga Gjermania dhe “Jaha Solar” nga Kosova.

Rizvanolli tha se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një tregues i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të përmbushur objektivat e energjisë së gjelbër, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje ajo shtoi se, ky ankand i suksesshëm do të jetë i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë në të ardhmen dhe Kosova po e dëshmon se gjithnjë e më shumë po bëhet një mjedis i favorshëm dhe i sigurt për investime në sektorin e energjisë pra për një sektor më të qëndrueshëm, të pavarur dhe më të përballueshëm për qytetarët.

Ndërsa nga ana e tij, kryeshefi financiar i “Group Orllati”, Destan Orllati tha se ky projekt i cili do të shtrihet në rreth 117 hektarë është pjesë e ambicies së fortë të vendit për të zhvilluar prodhimin vendor të energjisë së ripërtëritshme.

Përparësitë e këtij projekti janë të shumta ku përveç prodhimit të energjisë së pastër do të ketë impakt në krijimin e vendeve të punës dhe do të stimulojë ekonominë rajonale

Në fund, Rizvanolli falënderoj të gjithë akterët të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti duke filluar nga USAID-in si partner kyç në të gjithë hapat e këtij procesi dhe në sukseset tona në sektorin e energjisë, duke vazhduar me ZRRE, KOSTT, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MPHI), Ministrinë e Bujqësisë, Komisionin Rregullativ të Prokurimit dhe Komunën e Rahovecit.

Gjithashtu, sot janë nënshkruar edhe marrëveshjet për dhënien me qira të tokës me ministrinë e Ekonomisë dhe marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike me Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A..

 

Tags: "Lindja Solar"artane rizvanolliministria e ekonomise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

Si t’i ruani dardhat siç duhet në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë

Si t’i ruani dardhat siç duhet në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë

31 të vdekur nga sulmi rus në qendrën e ndihmës në Ukrainë, dhjetëra të zhdukur

31 të vdekur nga sulmi rus në qendrën e ndihmës në Ukrainë, dhjetëra të zhdukur

Trupat paqeruajtëse evropiane do të lejohen të hapin zjarr nëse sulmohen nga rusët në Ukrainë

Trupat paqeruajtëse evropiane do të lejohen të hapin zjarr nëse sulmohen nga rusët në Ukrainë

Xhudistja Hasanaj një fitore larg medaljes olimpike

Xhudistja Hasanaj një fitore larg medaljes olimpike

Polonia ndanë vetëm 3000 bileta për shqiptarët

Maran publikon listën të shtunën, zbulon FSHF

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Nisin zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për përbërjen e re të Kongresit

Nisin zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për përbërjen e re të Kongresit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën