TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nënshkruhet kontrata shtesë për fabrikën e prodhimit te municionit

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar pjesën shtesë të kontratës me kompaninë shtetërore turke MKE, për ndërtimin e fabrikës së prodhimit të municionit në Kosovë e cila do të prodhoi kalibra 5.56 dhe 7.62 milimetërsh. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi thotë për Tëvë1 se kjo fabrikë do të jetë shtetërore, gjitha prodhim vendor dhe se do të krijohen edhe vende të reja të punës.

by Venhar Isufi
2 muaj ago
1 0
A A

Viti 2026-të pritet të sjellë përfitime shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Përveç furnizimit me armatim dhe pajisje tjera ushtarake të sistemeve më të avancuara, FSK pritet të ketë edhe municionin e vet.

Në një intervistë për Tëvë1, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi thotë se pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë turke më 16 dhjetor të vitit 2024, për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e municioneve, është nënshkruar edhe pjesa tjetër e kontratës më 3 tetor të vitit 2025.

Gashi tregoi edhe llojet e kalibrave që do të prodhohen.

“Më 3 tetor të këtij viti pjesën shtesë të kësaj kontrate me kompaninë turke shtetërore MKE, me të cilët do të fillojmë edhe ndërtimin e fabrikës së municionit e cila pritet të funksionalizohet në vitin 2026. Linja e prodhimit të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht me ndërtimin e kësaj fabrike, të prodhimit të kalibrit, 5.56 dhe 7.62 milimetër, që janë municione për armë të këmbësorisë pra konkretisht për pushkë individuale të ushtarakëve dhe për mitrolezë të lehtë. Dhe po ashtu mund të theksoj faktin që për ne është e rëndësishme prodhimi i këtyre municioneve për arsyeje se përbëjnë llojin e municioneve që shpenzojmë më së shumti gjatë ushtrimeve dhe operacioneve luftarake” , ka thënë ajo.

Sipas saj, kapacitetet e prodhimit në vit do të kalojnë numrin treshifrorë.

“Fillimisht kapacitetet prodhuese të fabrikës do të jenë dikund 20 milionë fishekë në vit, ndërsa sigurisht synojmë të rrisim prodhimin. Dhe më pas edhe të eksportojmë, pra do të ketë edhe gjenerim të të hyrave përvec se do të ketë edhe ngritje ekonomike, falë faktit që do të bëhet edhe hapja e vendeve të reja të punës me funksionalizimin e fabrikës”, tregon Gashi.

Së fundi Ministria e Mbrojtjes bleu edhe dronë kamikaz SkyDagger të prodhimit turk.

Zëdhënësja e këtij dikasteri, vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës po avancon drejt ngritjes së kapaciteteve ushtarake.

“Këta dronë siç e theksuat edhe ju janë dronë kamikaz luftarak të cilët njihen si FPV apo dron të tipit “Ready të Fly”. Dhe, kanë për qëllim të bëjnë targetimin pra të sulmojnë objektivat lëvizëse dhe statike të armikut. Dronët e tillë sigurisht që avancojnë, ngrisin kapacitetet dhe fuqinë goditëse të ushtrisë sonë. Duke bërë një forcë të aftë edhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike por edhe me taktikat e luftës bashkohore”, shprehet Gashi.

Tutje, nga kjo ministri deklaruan se muajt në vijim pritet të ketë ardhje të tjera të pajisjeve ushtarake për FSK-në.

Tags: fabrika per prodhimin e municionitFSKTeve1vitit 2026
ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën