Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për realizimin e rrugës së Uglarit.
Projekti për realizimin e kësaj rruge do të jetë 1.3 milionë euro.
Rruga e Uglarit në Fushë Kosovë ka kohë që është në gjendje të rënduar. Anipse muaj më parë disa punime ishin kryer në to, sërish janë formuar gropa. Qytetarët për Tëvë1 ishin ankuar për vështirësitë që po ua shkakton gjendja e rrugës.







