Nedim Bajrami ka hasur vështirësi për të gjetur qëndrueshmëri që nga transferimi te Rangers në Skoci, në verën e vitit 2024.
Mesfushori shqiptar kaloi në “Ibrox” nga Sassuolo, por nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin e parë.
Sezonin e kaluar, Bajrami u kritikua shpesh për performancat e tij, megjithëse luajti 44 ndeshje në të gjitha garat për klubin.
Rangers ka vendosur të regjistrojnë Jaden Meghoma, një mbrojtës të majtë 19- vjeçar i cili u bashkua së fundmi në formë huazimi nga Brentfordi.
Me ardhjen e tij, Bajrami, si mesfushor sulmues, është lënë jashtë skuadrës dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e radhës.
Këtë sezon, 26-vjeçari ka luajtur vetëm 17 minuta në ligë dhe ka bërë tre paraqitje në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Mungesa e tij nga ndeshja e “play-off”-eve të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge tregon se Bajrami nuk është pjesë e planeve afatgjata të trajnerit Martin.
Edhe pse shënoi në fitoren 4-2 ndaj Alloa në “Premier Sports Cup”, Bajrami u la jashtë për t’i hapur vend Meghomas, duke reflektuar një ndryshim të prioritetit në skuadër.
Mesfushori u transferua te Rangers për 3.5 milionë funte nga Sassuolo në vitin 2024, por ka pasur vështirësi për të siguruar një rol titullari për shkak të performancave të dobëta dhe kontributeve të kufizuara, të cilat janë kritikuar edhe në barazimin e fundit.