TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Në Uashington flitet për sfidat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

nga TËVË 1
11 Qershor, 2023
0
A A
Rushiti: Për të avancuar kauzën e viktimave seksuale duhet prekur edhe ndryshimet ligjore

Zëri i viktimave të dhunës seksuale u dëgjua edhe në Uashington. Kosova ka qenë i vetmi vend që në takimin e pestë të nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, ka folur për sfidat, me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, tregon se në fjalimin e saj ka përmendur tensionet në veri dhe traumat e shkaktuara tek kjo kategori e prekur nga lufta.

Udhëheqësja e kësaj qendre, si folëse nga Kosova, deklaron se ka ndarë praktikat e Kosovës në fuqizimin e të mbijetuarve dhe luftimin e stigmës.

“Pata nderin që të jam folësja e vetme në ‘State Department’ si mysafire e nderit, që në hyrje të këtij samiti, ku ishte një emocion i veçantë, sepse vite më parë, pikërisht në atë podium, puna dhe veprimtarie me viktimat e dhunës seksuale është njohur përmes një çmimi ndërkombëtar siç është ‘gratë e guximshme’. Aty pata mundësi që të adresojë çështjet, me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, të arriturat, sfidat por edhe përvojat e nxjerra nga puna jonë 25-vjeçare dhe ndarja e këtyre përvojave me vende të ndryshme të cilat ballafaqohen me këtë lloj krimi, siç ishte Ukraina, Afganistani dhe vendet tjera, në të cilat dhuna seksuale vazhdon të jetë pjesë e integruar e luftës dhe mjet i luftës”, deklaron ajo.

Rushiti, potencon se në këtë ngjarje, e cila është zhvilluar gjatë tërë javës së kaluar, ka theksuar edhe vështirësitë e vajzave dhe grave të dhunuara seksualisht nga kriminelët serbë.

“Sfidat e të mbijetuarve të dhunës seksuale, jo vetëm në Kosovë por edhe çdo kund, natyrisht që janë stigma dhe ballafaqimi me këtë krim. Pastaj dokumentimi, shërbimet psiko-sociale, njohja e tyre ligjore. Por, për dallim nga vendet tjera, të cilat ende ballafaqohen me pasoja, mendoj që Kosova në këtë forum ndërkombëtar, arriti të ndajë përvojën e mirë që është arritur deri më sot dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ende gratë dhe vajzat e Kosovës që kanë përjetuar këtë krim”, shton ajo për KP.

Teksa në veri vazhdojnë tensionet nga protestuesit serbë, Rushiti thotë se ka përmendur edhe ri-traumatizimin e kësaj kategorie.

“Kur flasim për çështjet e sigurisë, pjesë të fjalimit tim e kam pasur edhe relacionin, apo tensionin e krijuar në pjesën veriore të Kosovës. Pa diskutim që kjo vazhdon të prodhojë trauma dhe destabilitet për grupin që është i afektuar nga lufta. Dhe në këtë perspektivë jam munduar të adresojë krejt tensionin, me të cilin po ballafaqohet shteti ynë i Kosovës”, thekson Rushiti.

Takimi i nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë është organizuar nga Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Ambasada e Rumanisë.

“Që nga vitit 2016, kanë filluar të mbahen forume të ndryshme ku është krijuar edhe një network për gratë, paqen dhe sigurinë dhe kësaj radhe udhëheqës dhe nikoqir i këtij event-i është Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Ambasada e Rumanisë. Me qëllim që gruan, paqen dhe sigurinë të vendos me theks të veçantë, shtetet përfaqësuese, por edhe shoqëria civile arrin të adresojë nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë, qoftë nga rajonet që vijnë, qoftë nga zonat e konfliktit dhe paqes dhe është një takim i cili vendos në theks të veçantë promovimin e të drejtave të grave, qoftë në vendimmarrje, qoftë në siguri, por edhe në ballafaqimin e krimeve të luftës, siç është dhuna seksuale në këtë rast”, thotë Rushiti.

Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë krim, gjykatat vendore kanë dënuar vetëm një person me dhjetë vjet burgim.

Ndryshe, Kosova me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, këtë vit do të organizojë për herë të dytë forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Tags: feride rushitilufta e fundit në KosovëState Department
ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X